-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Bashkimi Shqipëri-Kosovë, media rumune: Harta e Evropës po ndryshon

Më të lexuarat

Një media rumune këtë të martë ka shkruar rreth bashkimit kombëtar të Shqipërisë dhe të Kosovës. Tërmet në Ballkan, sipas medias harta e Evropës mund të ndryshojë rrënjësisht në rajon, duke ndjekur synimet e dy shteteve, të cilat mund të bashkohen.

Ndër të tjera në artikull shkruhet se kreu i qeverisë së njërit prej vendeve ka njoftuar tashmë qartë se do të votojë pro bashkimit në një referendum të ardhshëm, ku mund të votohet bashkimi i Capital dhe i Shqipërisë.

Sipas shkrimit pritet që në të ardhmen Shqipëria dhe Kosova të bashkohen me njëra tjetër, kjo bazohet dhe nga një deklaratë e kryeministrit Edi Rama i cili ka theksuar se për këtë mund të zhvillohet ndonjë referendum.

Deklaratat e Edi Ramës janë bërë në mbledhjen e përbashkët me 26 nëntor të dy qeverisë të Shqipërisë dhe të Kosovës, e cila u zhvillua në qytetin shqiptar të Elbasanit.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk e kundërshton mbajtjen e një referendumi të tillë, por thotë se një akt i tillë është pjesë e një procesi që nuk është nën kontrollin e Ekzekutivit që ai drejton.

Në mbledhjen ndërqeveritare në Elbasan, Edi Rama dhe Albin Kurti vendosën heqjen de facto të kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjithashtu, janë nënshkruar marrëveshje të tjera të cilat parashikojnë lehtësimin e kontrolleve për mallrat, heqjen e kontrollit kufitar për automjetet dhe zbatimin e lejeve pesëvjeçare të qëndrimit dhe punës për qytetarët që dëshirojnë të lëvizin.null

Ndaj deklaratave ka reaguar menjëherë Serbia, shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq ka reaguar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, e cila denoncoi menjëherë synimet e Shqipërisë dhe Kosovës, duke thënë se të dy shtetet “po vendosin një gur të ri në minimin e themeleve të stabilitetit dhe sigurisë rajonale”.e.su./abcnews.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit