Nga: Ertan Karpazli
Astrolabët: Telefonat ‘smart’ të kohëve të lashta
Cila është ajo gjë e cila është mjaftueshëm e vogël për t’iu përshtatur xhepit tuaj dhe që ofron me më shumë se 1000 aplikime?
Në këto kohë dhe epokë moderne, e para gjë që do të mund të vinte në mendjen tonë për ti dhënë përgjigje, padyshim që do të ishte një ‘smart phone’. Megjithatë, për sa kohë që një ‘smart phone’ do të ishte një shpikje e re, atëherë koncepti i një pajisje dore me shumë qëllime praktike është diçka që ka qenë me ne qysh prej kohëve të lashta.
Me gamën e gjerë të aplikacioneve që mund të shkarkohen në telefonat ‘smart’ në ditët e sotme, përdoruesit e tyre kanë mundësinë për ti personalizuar pajisjet e tyre sipas interesave, hobeve dhe mënyrave të tyre vetjake të jetesës. Për myslimanët në veçanti, kjo i ka dhënë jetë shumë aplikacioneve si Kuranët elektronik, përllogaritësve të orareve të faljes, thirrjes së alarmëve të faljes madje edhe busullave që përcaktojnë drejtimin e Mekës. Megjithatë, ky akt i personalizimit nuk është asgjë e re.
Qysh prej viteve 150 p.l.k, shkencëtarët, astronomët, lundërtarët dhe astrologët përdornin pajisje të dobishme të quajtura si ‘Astrolabë’. Qëllimi i saj parësor ishte që të parashikonte pozicionin e Diellit, Hënës, planetëve dhe yjeve. Kuptimi i saj fjalë për fjalë është ‘Yll përdorues’, emër ky që mund të vijë nga termi grek i Astron Lambanein. Të tjerë e lidhin atë me termin pers të Sitara Yab, ndërsa në botën arabe ajo u përkthye fjalë për fjalë në Akhdh al Kauakib. Besohet se u shpik nga pionieri i famshëm grek Hipokrati, dhe sygjerohet se Ptolemeu e përdori atë për të bërë regjistrimet që ai vuri re në Tetrabiblos.
Megjithatë, pas shekullit të shtatë, ndërsa Evropa ishte në fillimin e Epokës së saj të Errët, arabët myslimanë trashëguan dijen nga grekët e lashtë, duke përkthyer librat e tyre në arabisht ashtu sikurse duke studiuar në vetvete gjuhën greke. Në të njëjtën kohë, ato nuk e pranuan thjesht dijen dhe filozofinë greke. Përkundrazi ato e vunë në pikëpyetje atë, duke e sfiduar dhe debatuar mbi të, e në këtë mënyrë myslimanët arabë më në fund arritën të improvizonin mbi të. Edhe Astrolabi nuk ishte përjashtim, posi arabët filluan ta përshtatnin atë në funksion të përmbushjes së nevojave vetjake. Ato zbuluan metoda për të përllogaritur kohët e faljes ashtu sikurse edhe përcaktimit të (drejtimit të faljes) apo Kiblen.
Ato zhvilluan gjithashtu stile të ndryshme, të tilla si Astrolabët sferikë, të cilat i atribuohen Al Nayrizi në fundin e shekullit të IX, si dhe të Astrolabët linear të cilët u shpikën nga dijetari i shekullit të XXII, Sharaf al Din al Tusi. Në vitin 1235, Ebu Bakr al Isfahani prezantoi Astrolabin e parë të drejtuar në mënyrë mekanike. Për shekuj me radhë, Astrolabi u bë miku më i mirë i myslimanëve, dhe çdo mysliman nuk do të mund të udhëtonte në ndonjë udhëtim të largët pa të.
Ndërsa Astrolabët nuk mund të ishin aq të sofistikuar sa edhe pajisjet që ne kemi në ditët e sotme, megjithatë ai ishte përtej ndonjë përparimi ideologjik të kohës së tij, e cila mund të argumentohet sot si burimi i kureshtjes sonë në lidhje me qëllimet e shumta të telefonave ‘smart’ të kësaj epoke. Pasi në një masë të konsiderueshme të gjitha funksionet e Astrolabëve janë përfshirë në aplikacionet e telefonave tanë ‘smart’.
…