7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Arsimi pa kufij

Më të lexuarat

Nga: Gordon Brown

Arsimi pa kufij

Teksa përvjetori i tretë i konfliktit në Siri po afrohet, jemi në një luftë me kohën për të ofruar një projekt novator arsimor ndaj viktimave të prekura më rëndë nga konflikti- qindra e mijëra fëmijëve të refugjatëve.
Mbetet shokuese porse 3 milion fëmijë janë zhvendosur tashmë. Më shumë se 1 milion prej tyre janë larguar nga Siria dhe po dergjen në kampet e vendeve fqinje, veçanërisht në Liban, Jordani dhe Turqi. Këto fëmijë po vuajnë tashmë një dimër të tretë larg shtëpive, shkollave dhe miqve të tyre. Shumë janë të ndarë nga familjet e tyre, dhe me qindra të tjerë u janë bashkuar radhëve të personave të zhvendosur për çdo ditë, në atë çka po shndërrohet në katastrofën më të madhe humanitare të kohëve tona.
Porse një nismë tejet novatore në Liban, duke përfshirë mësues, agjencitë e ndihmës dhe organizatat bamirëse të arsimit ka hapur një dritare të vogël shprese. Mes kaosit të kampeve, kasolleve të improvizuara dhe varfërisë së skajshme, ka filluar beteja për një parim të rëndësishëm të ndihmës ndërkombëtare: edhe në kohë konflikti, fëmijët duhet të kenë përfshirje në arsimim.
Një shekull e gjysmë më parë , Kryqi i Kuq themeloi normën që kujdesi shëndetësor duhet dhe mund të ofrohet edhe në zonat e konfliktit. Ky parim u çua përpara nga grupet si ‘Medicins sans Frontieres’ (Mjekët pa kufij), doktorët e së cilëve rrezikuan jetët e tyre për katër dekadat e mëparshme për të shpërndarë kujdesin mjekësor ndaj vendeve më të rrezikshme të botës.
Tashmë Libani është vendi i një programi pilot për të çuar përpara idenë se ofrimi i arsimimit për fëmijët e refugjatëve është po aq i mundshëm- dhe jo më pak i rëndësishëm. Përgjatë 1500 bashkësive në këtë vend të trazuar, dhe të ndarë dhe ku fëmijët e refugjatëve sirianë përbëjnë tashmë 20 % të popullsisë në moshë shkolle, qëllimi mbetet për të vendosur të drejtën e fëmijëve për arsimim si një përparësi humanitare.
Një fëmijë tipik refugjati kalon më shumë se 10 vite larg nga shtëpia. Dhe për çdo muaj që fëmija është jashtë shkolle e bën atë më pak të ngjarë që ato do të mund të rikthehen ndonjëherë. Tre vite më parë, shumica e fëmijëve sirianë ishin në shkollë, dhe vendi ishte afër arsimimit fillor universal. Sot, me miliona njerëz po u mohohet  mundësia për ti dhënë jetë talenteve të tyre. Plagët do të zgjasin për dekada të tëra.
Pra në Siri, dhe në rajoni përreth, gjendet tashmë një brez i humbur në proces: duke përfshirë  fëmijët që tashmë janë tetë apo nëntë dhe që nuk kanë shkuar kurrë në shkollë, apo fëmijët që janë të dënuar për të punuar si punëtorë fëmijë, e pa harruar me qindra vajza të detyruara në martesat e hershme. Ka rrëfime të tmerrshme të të rinjve të cilët janë detyruar që të shesin veshkat dhe organet e tjera thjesht për të mbijetuar.
Sigurisht, ne duhet të sigurojmë ushqim, strehim dhe vaksinim. Po, në konflikte të tilla, e vetmja gjë për të cilën fëmijët kanë nevojë, përtej nevojave material bazike, është shpresa. Dhe është arsimimi ai që u ofron fëmijëve shpresën e cila këtu është si drita në fund të tunelit- shpresë kjo e cila mund tu krijojë plane për të ardhmen dhe mund ti përgatisë për punë në moshën e rritur.
Projekti pilot në Liban, i projektuar nga Kevin Watkins i Institutit Zhvillimor të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe i udhëhequr nga Fondi i Fëmijëve në Kombet e Bashkuara (UNICEF) si dhe nga Komisioni i Lartë për Refugjatët në OKB, krijon mundësinë për të themeluar të drejtën e arsimimit pavarësisht kufijve. Në të vërtetë, ajo është projektuar për tu kujdesur për të gjithë 435 000 fëmijët e refugjatëve që gjenden tashmë në këtë vend. Falë një marrëveshjeje historike me qeverinë libaneze, vendet për qindra e mijëra fëmijë mund të krijohen Brenda javësh duke i përfshirë 1500 shkollat e Libanit në një sistem me dy turne.
Skema tashmë është duke u eksperimentuar në një fshat të vogël të quajtur Akroum në veri të vendit. Fëmijëve libanezë u jepet mësim gjatë turnit të parë, ndërsa fëmijëve sirianë gjatë turnit të dytë. Duke përdorur të njëjtën shkollë për të dyja grupimet e nxënësve nënkupton që arsimi mund të ofrohet me një kosto prej vetëm 670 $ për fëmijë gjatë një viti.
 
Për të siguruar vendet për të gjithë fëmijët refugjatë, ne po kërkojmë 195 milion $ në vit për UNICEF dhe UNCHR, me planin për tu zbatuar në terren nga OJF-të dhe autoritetet Libaneze. Qëllimi është që të sigurohen të gjitha fondet deri në Mars, teksa bota shënon përvjetorin e tretë e eksodit tragjik nga Siria.
Ne tashmë kemi krijuar një koalicion të dhjetë shteteve donator, të cilët do të marrin kryesimin porse ne kemi nevojë edhe për dhjetë donator të tjerë për të financuar të gjithë projektin. Ne po u bëjmë apel donatorëve jo vetëm që të krijojnë me qindra vende shkolle për fëmijët e dëshpëruar dhe në nevojë, porse për të themeluar gjithashtu një precedent për 20 milion fëmijët e tjerë të prekur  nga konfliktet e dhunshme dhe të shndërruar në persona të zhvendosur nëpër kampe dhe nëpër qytete me barake.
Nuk mund të ketë mundësi arsimimi universal për fëmijët e botës pa ndonjë marrëveshje që do të mund të kujdeset për fëmijët nëpër zonat e konfliktit. Një milion afganë gjenden nëpër kampe përgjatë kufirit me Pakistanin. Me qindra fëmijë në Sudanin e Jugut janë ende në pritje të shansit të tyre të parë për të shkuar në shkollë dhe shkollat ende priten që të ofrohen për më shumë se 1 milion fëmijë  të tjerë në Republikën e Qendrore Afrikane të shkatërruar nga lufta. Shanset  e këtyre fëmijëve varen tashmë nga mundësia e përparimeve të bëra në Liban.
Qëllimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të OKB-së, të adoptuara në vitin 2000, skadojnë në dhjetor të vitit 2015, që do të thotë se koha po kalon për përmbushjen e afatit të fundit kohor për arritjen e objektivave për arsimin universal fillestar. Qëllimi do të mbetet i paarritshëm nëse dhe derisa ne nuk krijojmë parimet afatgjata-të vonuara, në lidhje me faktin se e drejta e fëmijëve për arsimim nuk njeh kufij.
 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit