0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Materializmi – Oreksi i pangopshëm i konsumizmit

Më të lexuarat

Është jashtëzakonisht e lehtë që shpeshherë të gjindemi në rrugë të gabuar kur na duhet të shpenzojmë nga pasuria që Allahu na ka dhënë. Njeriu, në Islam, është i lejuar te gëzojë këtë botë dhe mirësitë e saj por, në te njëjtën kohë, paralajmërohet që mos te bjerë pre e saj.
 
Por si mund të sigurohemi se me të vërtetë e shpenzojmë pasurinë bazuar në kërkesat dhe mësimet e Islamit dhe se nuk kemi rënë pre e materializmit pa e kuptuar?
 
Përkufizimi i termit “Standarti Mesatar i të Jetuarit” është shumë ndryshe nga ai i një shekulli më parë. Presioni (dëshira) për të blerë është shumë me i madh se më parë, edhe kur s’është nevoja. Ky është sistem i admiruar i materializimit dhe armë e djallit të mallkuar për ti marrë njeriut mëndjen.
 
Allahu për të na paralajmëruar, urdhëron e thotë: “Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është si shembulli i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej të thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.” (Kurani, 57:20)
 
Kurani na mëson për mirëmbajtjen e pasurisë dhe mënyrën e shpenzimit të saj, si të jemi mirënjohës ndaj Allahut dhe në të njejtën kohë të pastrojmë pasurinë me dhënien e Zekatit dhe të lëmoshave. Vërtetë, pasuria është sprovë për njeriun krahas varfërisë. Por shpeshherë ndodh që sprova me pasuri të jetë shumë me e rëndë se ajo me varfëri. Nëse dikush është i papasur, ai s’ka shumë alternativa përveç që të durojë dhe të shpresojë prej Allahut ti ndryshojë gjëndjen.
 
E kundërta ndodh me sprovën në pasuri, me të hapen shumë dyer të mosbindjes dhe mosmirënjohjes ndaj Allahut. Prandaj, pasuria konsiderohet një nga sprovat më të rënda. Përsoni i sprovuar me pasuri mund të ketë sukses vetëm nëse zbaton mësimet dhe rregullat e Islamit në kontrollimin dhe shpenzimin e pasurisë së tij.
 
Në ditët e sotme, njerëzit respektohen dhe admirohen vetëm nëse janë në gjendje financiare dhe ekonomike të mirë dhe posedojnë gjërat më moderne.
 
Jemi mësuar të blejmë sende nga më të ndryshmet dhe që sna nevojiten, shpenzojmë shumë për dëfrim, ndërkohë kur vjen puna për të shpenzuar për hir të Allahut tërhiqemi, sado e pakët të jetë ajo shumë.
 
Allahu i madhëruar urdhëron e thotë: “Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin në rrugën e All-llahut, lajmëroji për një dënim të dhëmbshëm. Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e Xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): “Kjo është ajo që e depozituat për vetën tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!” (Kurani, 9:34-35)
 
Njëherë Profeti (SAWS) thërret ‘Amr ibn al-As, dhe i thotë të rrokë parzmoren dhe armet e luftës. Kur i solli, Profeti (as) e vështroi dhe i tha: “Dëshiroj të të nis në një mision prej të cilit do nxjerrësh shumë fitim dhe do kthehesh shëndoshë e mirë” Amri u përgjigj “O i dërguar i Allahut! Unë se kam pranuar Islamin me qëllimin e shtimit të pasurisë! E kam pranuar nga dëshira e sinqertë për të! Këtu Profeti (as) i përgjigjet “O ‘Amr, sa e mirë është pasuria e pastër për një njeri të drejtë!” (Hakim)
 
I dërguari i Allahut (as) në një hadith tjetër thotë: “S’ka ndonjë të keqe nga pasuria për atë që ka devotshmëri, por të qenët shëndoshë është më mirë se pasuria për atë që ka devotshmëri” (Ibn Maxheh)
 
Kunsumizmi është oreks i pangopshëm ngaqë Shejtani na mashtron duke na e bërë të bukur, dhe të këndshëm, por në realitet kjo bukuri na shpie më thellë në mjerim.
 
Allahu na paralajmëron nga mashtrimet e kësaj bote. Ai e din më së miri se ç’farë është e dobishme për ne dhe si mund të arrijmë qetësinë shpirtërore në këtë jetë. Allahu Mëshirëplotë na ka treguar për parajsën e vërtetë që synojme.
 
Djalli synon që ne të besojmë se pasuritë e kësaj bote janë dyert që na shpien në parajsë. Ai (Djalli) punon pa pushuar për të na bindur se lumturia e vërtetë gjindet në luksin e kësaj jete.
 
Natyrisht, është krejt normale dëshira jonë për të gëzuar mirësitë e kësaj jete. Profeti ynë (as) ka thenë: “Hani ç’të dëshironi dhe vishni ç’të dëshironi, përderisa ti shmangeni dy gjërave: prishjes së tepruar dhe arrogancës” (Bukhari)
 
Në tefsirin e Ibn Kethirit përmendet: “Allahu i Madhëruar thotë se nuk i don ata të cilët i kalojnë kufijtë në diçka të lejuar apo të ndaluar, ata të cilët kalojnë kufijtë në atë që Ai ka lejuar, lejojnë atë që Ai ka ndaluar, apo ndalojnë atë që Ai ka lejuar.”
 
Materializmi: Falsitet i shekullit të 19-të.
 
“Fakti se gjithësia është e krijuar është mohuar që në kohët e hershme nga një pikë vështrimi filozofike e veçantë e quajtur “Materializëm.” Kjo filozofi, e cila fillimisht u përhap nga grekët e lashtë, është shfaqur herë pas here edhe në kultura dhe civilizime tjera të ndryshme. Në këtë filozofi, besohet se vetëm materia ekziston dhe ka ekzistuar gjithmonë, d.m.th. universi s’ka pasur zanafillë.” (Harun Yahya)
 
Nëse zemra e indivitit është ndotur me mosbesim, bota përceptohet e shëmtuar nga truri i tij. Kur feja nuk konsiderohet e rëndësisë së parë nga shoqëria, njerëzit si kushtojnë rëndësi mënyrës se si i arrijnë qëllimet e tyre.
 
Profeti i nderuar (as) ka thënë: “Do të vijë një kohë kur njeriu nuk don të ja dijë nëse atë që ka fituar e ka fituar në hallal apo haram.”(Bukhari)
 
Allahu i Madhëruar, thotë: “Ne, vërtetë i nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit), u mundësuam të udhëtojnë hipur në tokë e në det, i begatuam me ushqime të mira, i vlerësuam ata (i lartësuam) ndaj shumicës së krijesave që Ne krijuam.”
 
Ibn Kethiri, në lidhje me këtë, komenton: “Allahu na ka treguar se e ka nderuar njeriun si krijesën më të bukur ndër krijasat tjeramadje e konsideron krijesë më të lartë dhe më të preferuar se engjëjt.”
 
Atëhere, çfarë ka ndodhur me ne që bëhemi kaq arrogantë që qëllimin tonë në jetë e përkufizojmë sipas dëshirës sonë egoiste? Kur mendojmë se jetojmë vetëm që të jemi superiorë ndaj të tjerëve, të kemi sa më shumë nga pasuritë e kësaj bote, etj atëherë kemi marrë rrugën drejt një errësire që vetëm shtohet. Gjendja e përhershme në këtë injorancë dhe verbëri është sëmundje.
 
Në këtë botë materialiste mungon vetëkontrollimi, balancimi, të ngopurit dhe qëllimi fisnik.
 
Kjo sëmundje ndikon në vetëbesimin te individi, dhe kështu materializmi depërton në çdo aspekt të jetës së tij në mënyrë që të sigurohet dhe të ngushëllohet se ‘çdo gjë është në rregull.’
 
Shoqëritë e ndryshme të botës vuajnë nga një gjendje shpirtërore e varfër, që mund të quhet “varfëri shpirtërore”. Një jetë e zbrazët që inkurajon kënaqësi dhe qetësi vetëm nëpërmjet materializmit.
 
Është e natyrshme nevoja për të mbushur një boshllëk në zemer. Dhe kur na mundon ky boshllëk është konsumizmi që na gërryen ndërgjegjen duke na pëshpëritur artikujt që mund të blejmë në mënyrë që ta largojmë këtë boshllëk. Për ironi, tentojmë ti plotësojmë dëshirat dhe nevojat duke ndjekur një rrugë e cila na zhyt me tej në këtë boshllëk dhe mjerim. Duke e mbështetur vashdimisht shpresën për të gjetur lumturi në artikujt materialë, përfundojmë në zhgënjim dhe dëshirë për të pasur më tepër. Ky cikël prej të provuari dhe zhgënjimi shpie në krijimin e një zakoni i cili është vështirë të braktiset, ngaqë dëshirat e thella të zemrës nuk mund të plotësohen vetëm me një jetë materiale.
 
Natyrisht, kemi nevojë për ‘shumë gjëra’- dhe vërtet këto gjëra të sjellin rehati fizike madje ndoshta edhe lumturi! Dhe natyrisht, nuk refuzojmë një jetë materiale të rehatshme, por, këto gjëra materiale përmbushin vetëm nevoja të përkohëshme. Boshllëku shpirtëror shkaktohet kur kushtojmë shumë rëndësi mbi pasurinë materiale.
 
Përveç pohimit të tyre se universi qenka i përjetshëm, materialistët, gjithashtu, pohojnë se gjithësia ekziston pa ndonjë qëllim. Pohojnë se gjithë ky ekuilibër, kjo harmoni dhe rregull që shfaqet në çdo gjë rreth nesh ka ndodhur rastësisht. Madje edhe krijimin e njeriut e konsiderojnë ndodhi të rastit. Teoria e Evolucionit e njohur ndryshe si Darvinizëm është një tjetër trillim i Materializmit.
 
Materializmi është futur qëllimisht edhe në programin e shkencës moderne nga grupe të ndryshme. Meqenëse rrethanat politike dhe sociale të shekullit 19-të ishin shkak për krijimin e një baze të fortë për materializmin, kjo filozofi fitoi përkrahje të gjerë dhe si pasojë u përhap në mbarë botën shkencore.
 
Megjithatë, zbulimet moderne në shkencë, në mënyre të pamohueshme, hedhin poshtë pohimet e tyre dhe tregojnë qartë pavërtetësinë e kësaj teorie. Përfundimisht, materializmi e ka çuar njerëzimin në degjenerim dhe mjerim të madh.
 
Në vijim, rrëfejmë një rutinë, që shfaq ndikimin e manisë se konsumizmit te njeriu:
 
Kësaj rruge. Zhurma e lartë e muzikës më thith në orbitën e saj. Por jo gjatë, ndërkohë sytë me tërheqin përpara, veshët me kapin një tjetër zhurme. Një këngë më duket se e di, më pëlqen. Kërko nga vjen dhe ec me hapa të shpejtë drejt saj! Ndalo! Këpucë. U bënë kohë e gjatë që shikoj ata palë dhe më tërheqin si shokë të rinj që akoma si kam njohur, por cilat janë të modës dhe më të prefëruarat? Ndoshta është koha për ti blerë? Por janë të shtrenjta. Se di ç’të bëj! Por nëse i marr këta me gjithë atë diskun e muzikës, do të kënaqem. Eci përpara, tjetër muzikë, gati sa s’vrapoj, më merret fryma! Sërë disqesh që ndriçojnë me turbullojnë mendjen. Akoma ata këpucët i kam në mendje, më kthejnë prapa. Rrugës artikuj të tjerë më pengojnë. Ç’farë të shoh? Ku të ndaloj?
 
S’jam manjake tregu, por prapë, pothuajse, gjatë gjithë kohës e kam një produkt në mendje, dhe dëshirën për ta pasur. Ata palë këpucë, atë diskun që sapo kishte dalur në treg, etj. Imagjinoj nëse blej gjëra prej floriri do të më ndryshojnë jetën, ndoshta do të më bëjnë edhe të lumtur Deri sa ky produkti prej floriri të zëvendësohet me një tjetër më të mirë * këtë herë, një që padyshim do të më sjellë lumturiSi qendrat tregtare të projektuara në mënyrë që të na tërheqin sa me fort, ashtu edhe mendja jonë ngatërrohet në një cikël prej dëshire, blerje dhe prapë dëshire për të pasur më shumë.
 
Sëmundja e zemrës është një jetë e zbrazët. Nëse kemi vendosur të braktisim rrugën e Allahut atëherë vetëm mjerim i thellë na pret. Jemi mësuar të buzëqeshim dhe të shtiremi se “çdo gjë është në rregull,” por thellë në zemër vuajmë nga kjo jetë materiale e zbrazur prej qetësisë shpirtërore.
 
Allahu i Madhëruar na thotë në Kuran se na ka dhuruar karakteristika të veçanta. Njeriu duhet ta kuptojë se ka një qëllim të veçantë dhe fisnik në jetën e tij. S’është krijuar kot. Allahu urdhëron e thotë: “A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni te Ne?” (Kurani, 23:115)
 
Në një ajet tjetër, Allahu thotë: “I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t’ju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi.” (Kurani, 67: 1-2)
 
S’ka gjë që ndodh në këtë jetë që të jetë pa një qëllim dhe pasoja. Por falenderojmë Allahun, që me Islamin na e ka bërë të mundur të qëndrojmë larg një jete materialiste të zbrazët.
 
Natyrisht, të jesh musliman nuk do të thotë që nuk mund të ndikohesh nga kjo jetë materialiste. Fatkeqësisht, sot miliona muslimanë kanë rënë në këtë grackë. Të gatshëm për ta lenë fenë në këmbim me kenaqësitë mashtruese të kësaj jete.
 
I dërguari i Allahut (as) thotë, “Allahu ka thënë: Kam dhënë pasuri që namazi të kryhet, dhe zeqati të jepet. Dhe nëqoftë se biri i Ademit (njeriu) do të kishte nje luginë (në një transmetim tjetër, një luginë prej floriri), do të dëshironte të kishte edhe një tjetër, dhe sikur të kishte dy ( në një transmetim tjetër, dy lugina prej floriri), do të dëshironte një të tretë! Dhe asgjë nuk e mbush brendësinë e birit të Ademit përveç dheut! Allahu pranon pendimin e atij që pendohet.” (Ahmed)
 
Nga: Lynn Jefferies
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit