1.4 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

I ndershëm është kush është i gatshëm të paguajë çmimin për idealet, ndërsa frikacakë janë ata që shikojnë vetëm të nxjerrin përfitime të kësaj bote

Më të lexuarat

Muhamed Kerimi u dënua me vdekje, pasi që i bëri rezistencë të ashpër okupimit francez ndaj Egjiptit, të cilin e udhëhoqi Napoleon Bonaparta.

Mirëpo, para se të ekzekutohej, Napoleoni kërkoi që ta sjellin Muhamed Kerimin tek ai. Kur e sollën aty, Napoleoni i tha:
“Unë jam më i ndershëm sesa që të vrasë një hero si ti, i cili me guxim dhe me gjithë zemër e mbrojti vendin e tij, dhe nuk dua që historia të më përmend për atë se i kam vrarë heronjtë të cilët e mbrojtën atdheun e tyre. Prandaj, unë dua të të fal në këmbim për 10.000 monedha ari, të cilat do të mi japësh si shpagim për ushtarët e mi që i keni vrarë.”
Muhamed Kerimi u përgjigj:
“Unë nuk kam kaq para, por do të marr hua nga tregtarët 100.000 monedha ari nëse është e nevojshme.”

Napoleoni i tha:
“Unë do të jap kohë që t’i mbledhësh paratë me të cilat do të shpaguhesh.”
Pas kësaj, Muhamed Kerimi, i lidhur me zinxhirë dhe i rrethuar nga ushtarët pushtues francezë, çdo ditë shkoi në treg për të kërkuar para nga tregtarët, por në fund e humbi shpresën në ata për të cilët u sakrifikua, sepse asnjë tregtar nuk iu përgjigj.
Dhe jo vetëm kaq, por ata madje e akuzuan atë edhe si fajtor për shkatërrimin e Aleksandrisë dhe si shkaktar i përkeqësimit të kushteve ekonomike.
Kështu, Muhamed Kerimi iu kthye Napoleonit duarthatë.
Kur e pa atë në një gjendje të tillë, Napoleoni i tha:
“Unë nuk kam zgjidhje tjetër përveç se të të vras. Jo për atë se na ke bërë rezistencë të ashpër dhe i ke vrarë ushtarët e mi, por për shkak se e ke sakrifikuar jetën tënde për frikacakët të cilët janë të preokupuar me tregti dhe të cilët nuk kanë ndjenja për lirinë e atdheut.”
Përshtati: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit