4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Si të largoj problemet me gjumin?

Më të lexuarat

Pyetja:

Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Kam një hall i cili ka të bëjë me gjumin. Duke pasur parasysh se jam student fakulteti dhe kam dy përgjegjësi, njëra është fakulteti, që t’ia jap hakun si musliman që të mësoj sa më mirë, e tjetra feja e Allahut, së cilës mundohem t’i përkushtohem dhe të lexoj.Marr parasysh këtë fle shumë, 8 deri 8 orë e gjysmë, ndërsa dëshiroj të fle jo më shumë se 5 ose 6 orë. Mundohem të ha më pak e gjëra të tjera, mirëpo nuk po e gjej recetën.

Si do të më kishit ndihmuar në këtë rast si dhe duke pasur parasysh selefin, se sa pak kanë fjetur ata.

***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Mendojmë se nuk është ndonjë problem që duhet t’ju preokupojë shumë. Sipas mjekësisë, të flesh tetë orë gjatë njëzet e katër orëve është normale, posaçërisht për njerëzit e moshës së re. Kurse te më të moshuarit sasia e orëve të gjumit mund të jetë më e vogël.
Në Islam nuk ka ndonjë përkufizim të sasisë së gjumit, por ajo që vërtetohet është se besimtari i sinqertë, i cili dëshiron ta arrijë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar, rekomandohet që një sasi të natës ta kalojë në adhurim dhe në faljen e namazit të natës. Kështu vepronte i Dërguari ﷺ, shokët e tij, pasuesit e tyre dhe kështu rekomandohet të veprojmë edhe ne. Gjithashtu praktikë e Muhamedit ﷺ, gjatë ditës ishte që në mesditë pushonte dhe bënte pak gjumë.

Sido që të jetë, ndoshta atë që ju synoni mund ta arrini pasi t`i plotësoni edhe ca vite dhe të arrini moshë më të pjekur. Atëherë mendojmë se me një planifikim dhe orar që do t`i përcaktoni vetes, do të arrini ta reduktoni gjumin tuaj.

Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit