-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Përfaqësuesja e Maqedonisë arriti në Bukuresht, gati për Euro 2020

Më të lexuarat

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka arritur në Bukuresht të Rumanisë për të vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet e Kampionatit Europian që do ti luaj ndaj Austrisë dhe Ukrainës.
Ekspedita e Maqedonisë mëngjesin e sotëm udhëtoi drejt Bukureshtit nga aeroporti i Shkupit, ndërsa para largimit nga hoteli, presidenti i FFM-së Muamed Sejdini u dëshiroi sukses reprezentuesve, përderisa edhe në aeroport, kryeministri i vendit Zoran Zaev i përshendeti futbollistët.
Përfaqësuesja e vendit dy javëve të fundit zhvilluan përgatitjet në Shkup, ndërsa zhvilluan edhe dy ndeshje kontrolluese ndaj Sllovenisë (1:1) dhe Kazakistanit (4:0). Seleksionuesi Igor Angellovski ka në dispozicion të gjithë 26 futbollistët, duke përfshirë këtu edhe Enis Bardhin që iu bashkua ekipit ditëve të fundit, pasi ishte në karantin për shkak testit pozitiv me Covid-19 në fillim të grumbullimit.
Ndeshjen e parë Maqedonia do ta zhvillojë me 13 qershor ndaj Austrisë, 4 ditë më vonë do të përballemi me Ukrainën, ndërsa me 21 qershor në Amsterdam do luajmë ndaj Holandës.

/aktuale.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit