5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Bazeli u ofron lypësve bileta njëdrejtimëshe kudo në Evropë

Më të lexuarat

Qyteti i Bazelit po u ofron lypësve bileta udhëtimi në çdo destinacion në Evropë në këmbim të rënies dakord të mos kthehen.

Shërbimi i imigracionit të qytetit po ofron bileta hekurudhore dhe 20 CHF për çdo lypës që e kërkon, sipas 20 Minutes.

Për të marrë kuponin, lypësit duhet të nënshkruajnë një kontratë me shkrim, duke premtuar të mos kthehen në Zvicër për një periudhë të caktuar kohe. Nëse kapen duke u kthyer, rrezikojnë të dëbohen, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Deri më tani një total prej 31 personash kanë marrë ofertën. 14 nga Rumania, 7 nga Belgjika, 7 nga Gjermania, 2 nga Italia dhe 1 nga Franca.

Sipas Basler Zeitung, qyteti ka gjetur fluturime 60 CHF për në Bukuresht për ata nga Rumania, shkruan albinfo.

Disa pjesë të Zvicrës kanë treguar pak tolerancë ndaj lypësve. Në vitin 2014, një grua që lypte në rrugët e Gjenevës u gjobit me 500 CHF. Në pamundësi për të paguar gjobën, gruaja u mbajt në paraburgim për 5 ditë, përcjell tutje albinfo.ch.

Në vitin 2016, qeveria e kantonit zviceran të Vaud prezantoi një ligj që ndalon lypjen nëpër kanton.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit