10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

FRI Kumanove realizoi pjesen e dyte te mbushjes se shportave te Ramazanit

Më të lexuarat

Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë në bashkëpunim me SH.E “Vllaznia” realizuan pjesën e dytë të mbushjes së 100 shportave me vlerë 1200 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në tendat të cilat ndodhen në dy pikat e qytetit tek marketi Selman Turizëm dhe Musli market si dhe donacionet që janë mbledhur përmes llogarisë https://www.launchgood.com/…/shporta_e_ramazanit_2021… , vlenë të ceket që edhe sivjet Fluid M – Macedonia ka dhuruar 200 copë nga lëngu Rc-cola për shportat që do të shpërndahen në ditët në vijim tek skamnorët, njerëzit në nevojë dhe jetimët.

Mbledhja e donacioneve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim ku të gjithë qytetarët mund të dhurojnë donacione për mbushjen e pakove me gjërat elementare ushqimore dhe higjienike për nevojtarët e qytetit të Kumanovës dhe komunës së Likovës. /fri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit