-1.2 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

BioNTech/Pfizer”: Vaksina, 100% efektive te moshat 12-15 vjeç

Më të lexuarat

Kompanitë “BioNTech” dhe “Pfizer” bënë të ditur se vaksina e tyre kundër koronavirusit është 100% efektive te moshat 12 deri në 15 vjeç. Provat e fazës 3 të kryera në 2260 adoleshentë në Shtetet e Bashkuara treguan 100 për qind efikasitet dhe përgjigje të fuqishme të antitrupave, njoftuan kompanitë përmes një deklarate, bën të ditur “The Guardian”.

“Ne kemi në plan t’i paraqesim këto të dhëna te rregullatorët, me shpresën për të filluar vaksinimin e kësaj grupmoshe para fillimit të vitit tjetër shkollor”, -tha shefi ekzekutiv i “Pfizer”, Albert Bourla.

Vaksina e “BioNTech/Pfizer” ishte e para që u miratua për përdorim në Perëndim. Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Evropian kanë miratuar përdorimin e saj për njerëzit e moshës 16 vjeç e lart. Miliona persona janë imunizuar me këtë vaksinë në më shumë se 65 vende të botës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit