5.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Në Izmir shpëtohen 37 emigrantë të parregullt të prapësuar nga ekipet greke në ujërat turke

Më të lexuarat

Në nënprefekturën Çesme të Izmirit u nxorën në tokë 37 emigrantë të parregullt, të cilët ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare e Greqisë.

Sipas deklaratës së bërë nga Komanda e Rojës Bregdetare të Turqisë, pasi u njoftua se kishte një grup emigrantësh të parregullt në dy varka në det të hapur në Çesme, në rajon u dërguan ekipet e Rojës Bregdetare.

Bëhet e ditur se 37 emigrantët e parregullt të shpëtuar ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare e Greqisë.

Pas kryerjes së procedurave të nevojshme ata u dërguan në Drejtorinë e Rrethit të Izmirit për Emigracionin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit