6.1 C
Pristina
Tuesday, December 3, 2024

“Unë jam trajner futbolli” – Challandes refuzon të përgjigjet në lidhje me situatën politike mes Kosovës dhe Spanjës

Më të lexuarat

Përzgjedhësi Bernard Challandes i shoqëruar nga Hekuran Kryeziu dhe menaxheri ekipor, Bajram Shala, kanë mbajtur konferencë për shtyp, para ndeshjes kundër Spanjës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Si një shtet që nuk e ka njohur Pavarësinë e shtetit të Kosovës, nuk ka munguar edhe aspekti politik i pyetjeve drejtuar trajnerit të Dardanëve.

“Përshëndetje. Mirë se erdhët në Spanjë. Do të dëshiroja t’ju pyes fillimisht nëse fakti që Spanja nuk e njeh politikisht Kosovën është motivim shtesë për lojtarët tuaj dhe dua t’ju pyes se çfarë stili të lojës bëni, bëni taktika ofensive apo mendoni që është më mirë të mbroheni ndaj Spanjës?”, ishte pyetja e gazetarit të El Pais.

“Për pjesën e parë të pyetjes, nuk flas për situatën politike, puna ime është trajner futbolli dhe ne luajmë kundër Spanjës, jemi Kosova dhe luajmë kundër Spanjës, dhe kjo do të thotë se unë duhet ta gjej zgjidhjen”.

“Pjesa e dytë, mua më pëlqen të luaj futboll, Kosovës i pëlqen të luajë futboll ta mbajë topin, por nganjëherë, si kundër Spanjës, nuk është lehtë, prandaj duhet ta gjejmë zgjidhjen që ta shqetësojmë këtë ekip. Loja ofensive është në filozofinë tonë, mirëpo nganjëherë duhet të mbrohemi dhe mendoj se do të mbrohemi shumë ndaj kësaj skuadre nëse është e domosdoshme dhe shpresojmë të kemi disa raste shënimi”, ka deklaruar Challandes. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit