Autor: Dr. Mustafa Cerić, reisul-ulema (1993 – 2012)
La fin de la liberté, de l’égalité, de la fraternité?
Le début de l’esclavage, de la discrimination, du fratricide?
(Fundi i lirisë, barazisë, vëllazërisë?)
(Fillimi i robërisë, pabarazisë, vëllavrasjes?)
I nderuaripresident Macron,
Për respekt ndaj kombit francez, po ju drejtohem me shprehje respekti si simbol i Republikës së Francës. Përndryshe, ju si person nuk meritoni respekt sepse, në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme, ju po shpallni fundin e epokës së vlerave universale: liberté, égalité, fraternité (liri, barazi, vëllazëri) dhe po paralajmëroni fillimin e të epokës së esclavage, discrimination, fratricide (robërisë, diskriminim, vëllavrasjes). Ende nuk është vonë që ta kuptoni seriozisht se ky nuk është një hap përpara në të ardhmen e Evropës, por një hap prapa në të kaluarën. Si dhe për të gjithë botën.
Si pasardhës të boshnjakëve të mirë, “Bono Homini”, ne në Bosnjë kemi njohuritë dhe kujtesën e Kryqëzatës së Katarit ose Fushata e Albigenit(1209-1229). Të krishterët boshnjakë kishin lidhje me fenë e Katarit. Ata gjithashtu e dinin vendndodhjen e fshatit francez Montaillou, për të cilin historiani francez Emmanuel Le Roy Ladurie shkroi librin: „Toka e premtuar përgabim („The Promised Land of Error“), në vitin 1978. Ne i kujtojmë fjalët: “Vritini të gjithë, kurse Zoti do t’i njohë të vetët”. E kujtojmë gjithashtu Natën e Bartholomeut ose ‘festën e përgjakshme të Parisit’, të vitit 1572. Ne menduam se rruga e kthimit në ato kohëra është mbyllur përgjithmonë. Por, pas gjenocidit serb, ne boshnjakët muslimanë në Bosnjë jemi të kujdesshëm dhe të ndjeshëm ndaj çdo tingulli, çdo shenje, çdo fjale, e cila ka erë të ‘Fushatës së Albigenit’ dhe ‘Natës së Bartolomeut.’ Sidomos nëse ajo vjen nga ju, si president i Francës, për të cilin menduam se i trashëgon vlerat e lavdishme të Revolucionit francez, i cili e çoi gjithë botën drejt humanizmit, renesansës, arsimimit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut mbi parimet e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë (liberté, égalité, fraternité).
Fatkeqësisht, zotëri president Macron, ne jemi të zhgënjyer nga ju. A ka nevojë që t’ju përsërisim njëqind herë se, si muslimanë, ne dënojmë me forcë vrasjen e Samuel Paty-së, profesorin francez të historisë, si dhe vrasjen e tre personave në Nice pranë kishës Notre Dame. Ai akt përshkruhet si ‘terrorizëm islamik’. Kjo për politikën dhe mediat është gjëja më e lehtë. Çdo gjë që është e pavlefshme në këtë botë mund t’i atribuohet paturpësisht Islamit dhe muslimanëve që nga Ujgurët në Kinë, Rohingyat në Birmani, Kashmirët në Kashmir, Palestinezët në Gaza, etj. Nëse ka dikush në këtë botë që e kupton se si është për muslimanët sot të jetojnë nën atë akuzë, atëherë ata janë vëllezërit hebrenj, të cilët e mbijetuan Holokaustin në Evropë. Ata e kuptojnë më së miri atë që ndodhi në Bosnjë pas premtimit të rremë: Kurrë më! Nie wieder! Never Again! Plus jamais! Fotografia në vijim ju tregon gjithçka.
Kjo fotografi ka të bëjë me përvojën e përbashkët të boshnjakëve dhe hebrenjve në Evropë në shekullin e XX:
Dy vëllezër evropian: Të Holokaustit dhe Gjenocidit! |
Zotëri president Macron, si musliman evropian, mendova se ishte një gabim i paqëllimtë – dhënia Islamit atributin e terrorizmit. Tani, megjithatë, jam i bindur se kjo nuk është e paqëllimshme, por një nevojë e qëllimshme për ta etiketuar Islamin si sulm terrorist në Evropë, si një herezi, si herezia e Katarit në Montaillie. Gjithashtu, tani jam gjithnjë e më i bindur se sulmet e përgjakshme, të cilat po ndodhin në Evropë nën rrethana misterioze, në fakt janë komplot i qëllimshëm kundër Islamit dhe muslimanëve. Fytyrat e sulmuesve të gjallë dhe as të vdekurve nuk janë në dispozicion të publikut, por vetëm dëgjohet zëri i dikujt ‘Allahu Ekber’, i cili mund të jetë nga sulmuesi, por mund të jetë edhe nga dikush tjetër. Një gjë është e sigurt, asnjë musliman normal nuk do të bënte kurrë diçka të tillë. Këtë mund ta bëjë vetëm një renegat nga Islami, një murted, i cili, me nxitjen e dikujt, dëshiron ta dëmtojë Islamin dhe muslimanët. Ai dëshiron t’i trembë vetë ata nga Islami, kurse tek fqinjët e tyre dëshiron të provokojë zemërim dhe hakmarrje. Prandaj, akti terrorist i murtedit nuk mund të përshkruhet si ‘terrorizëm islamik’. Ky është terrorizëm i Luciferit që nuk ka as fe dhe as komb. Anders Breivik, i cili para gjithë botës vrau 69 të rinj dhe të reja, duke pohuar se këtë po e bënte në emër të Jezusit, nuk u shpall “terrorist i krishterë”, por si i çmendur që duhej të trajtohej. Radovan Karaxhiçi, i cili kreu gjenocid kundër muslimanëve boshnjakë në Srebrenicënë emër të Shën Saves serb, për të cilin u dënua me burgim të përjetshëm, nuk ucilësua si “terrorist ortodoks”, por si kriminel lufte.
Zotëri president Macron, ne muslimanët boshnjakë kemi të drejtën dhe detyrimin, në emër të Islamit dhe muslimanëve evropianë, t’ju paraqesim paralelet midis skenave të tmerrshme reale të Holokaustit dhe krijesave të tmerrshme psikopate të Carlie Hebod në lidhje me gjenocidin serb kundër popullit tim boshnjak në Bosnjë.
Skena e parë për Holokaustin:
Krijesa e parë e Carlie Heboda për gjenocidin serb në Bosnjë:
Meqenëse betoheni për vlerat tuaja të fjalës së lirë, ju, zotëri president Macron, me sigurie keni parë dhe lexuar këtë pikturë, një krijesë, nga Charlie Hebdo i juaj i preferuar, të cilin ju e mbroni sepse simbolizon kulturën e lirisë dhe laicitetit tuaj kundër Islamit dhe muslimanëve, të cilët sikurse hebrenjtë, sot në përgjithësi fajësohen për terrorizëm në Evropë. Në këtë fotografi, në karikaturë, president Macron, i juaji Charlie Hebdo feston përdhunimin serb të motrave të mia boshnjake me mesazhin e Luciferit: “Stop kushteve të vështira të punës”. Asnjë boshnjak nuk e sulmoi as nuk e vrau askënd as në Paris asnë Nice! Pse atëherë nënat dhe motrat boshnjake merituan të dehumanizohen nga “liria e fjalës” suaj franceze derisa vuanin pafajësisht? A mund ta imagjinoni, Macron, si ndihemi ne në Bosnjë kur i shikojmë këto krijesa? E tmerrshme! Mallkuar qoftë “liria e fjalës” suaj dhe mallkuar qoftë laiciteti juaj, i cili i vret shpirtrat tanë boshnjakë! Zotëri president Macron, a nuk është kjo shenjë se në Paris, në djepin e sensit të mirë, i ka ardhur fundi epokës së sjelljes së mirë, të cilën e zbukuronin parimet: liberté, égalité, fraternité?
Karikatura e dytë e Charlie Hebod mbi gjenocidin serb në Bosnjë:
Presidenti Macron, a ju paraqet kjo lirinë e fjalës së Charlie Hebod-it tuaj? Krijimi i gjymtyrëve të civilëve të vdekur pas bombardimeve të qyteteve, ku i preferuari juaj thotë: “Krishtlindja është tashmë në Bosnjë”, kurse një i ri kurioz tregon gishtin në drejtim të penisit dhe i thotë: “Unë jam përmalluar për këtë nga Babadimri.“ Zotëri Macron, pasi ta shihni dhe lexoni përsëri këtë karikaturë liridashëse të Charlie Hebod-it tuaj të preferuar, a mundeni të flini të qetë dhe të thoni se Islami po i kërcënon vlerat tuaja kulturore dhe civilizuese? A është kjo kultura dhe civilizimi juaj? Argëtimi me trupat e pajetë të boshnjakëve për Krishtlindje? Turp (Jazuk)!
Zotëri president Macron, a nuk është kjo sëmundje e mendjes, e cila është më e rrezikshme dhe më ngjitëse sesa sëmundja e mushkërive nga Korona? Duhet t’i hapni sytë dhe ta shihni të vërtetën në sy? Macron, duhet të zgjoheni nga ëndrra juaj e errët, e cila nuk ju lejon të shihni se nuk është problemi as te Islami as te muslimanët, por problemi është në mendjet e errëta, që na errësojnë shikimin për ta parë njëri-tjetrin në dritën e duhur. Kjo errësirë na çon të gjithëve në epokën e errët të gjuetisë së shtrigave, në inkuizicionin e heretikëve të Katarit, deri tek masakra e përgjakshme në Natën e Bartolomeut. Ne e dimë që ju nuk e dëshironi atë, por nuk e dimë se pse nuk e thoni atë publikisht dhe pa mëdyshje. Na tregoni qartë dhe saktësisht se a besoni ende në parimet: liberté, égalité, fraternité, apo keni hequr dorë në emër të lirisë së fjalës së mendjes së sëmurë, e cila përhap urrejtje kundër Islamit dhe muslimanëve jo vetëm në Francë, por edhe në Evropë dhe botë? Na thoni këtë, nëse mundeni, në frymën e të drejtës suaj për fjalën e lirë të arsyes së shëndoshë.
Sidoqoftë, i nderuari president i Republikës së Francës Macron, dua që ta dini se ne ju jemi mirënjohës juve,që si askush më parë e keni bashkuar Ummetin musliman global nga Riadi, Teherani, Stambolli, Kajro, Islamabadi, Xhakarta, Rabati dhe deri në Jemen. Në një ditë, të gjithë u ngritën në një zë për ta mbrojtur nderin e Islamit, reputacionin e të Dërguarit të Allahut dhe krenarinë e më shumë se një miliard muslimanëve në botë. Ata që menduan se Ummeti nuk e ka mburojën globale tek Halifi, tani e dinë se Halifi është forca në një Ummet musliman global unik dhe të pathyeshëm. Charlie Hebod i ka meritat për këtë. Dhe kjo nuk duhet të na habisë. I Dërguari i Allahut (a.s.), ka thënë: „Allahu do ta ringjallë këtë fe, Islamin, përmes një njeriu të prishur!“(Sahihani)
Në fund, i nderuari president Macron, më lejoni t’ju përshëndes ngrohtësisht nga Bosnja ime dhe t’ju uroj që të liroheni nga marrëzia dhe urrejtja e Charlie Hebod, i cili është plotësisht i kundërt me fjalën e lirë të arsyes së shëndoshë. Ai është mishërimi infeksionit të mendjes së sëmurë, infeksion për të cilin duhet të gjendet vaksinë në mënyrë që sëmundja të mos përhapet më tej. Sa më shpejt aq më mirë. Deri atëherë, le të jemi të përgjegjshëm, të mbajmë maska dhe ta mbajmë distancën nga infeksioni, i cili po e vret mendjen e shëndoshë dhe trurin e shëndoshë.
Me shprehje respekti, pranoni edhe një herë selamin tim boshnjak!
Mustafa Cerić, Ph.D.
Reisu-l-ulema dhe myfti suprem i Boshnjakëve (1993-2012)
Përktheu: Miftar Ajdini