3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Në Siri protesta kundër Macron-it: Islami është fe e paqes

Më të lexuarat

Në rajonet e operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Burimi i Paqes” në Siri janë mbajtur protesta kundër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për shkak të fjalëve të tij kundër Islamit dhe muslimanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Dhjetëra civilë në rajonin Jarabulus në territorin sirian përballë zonës Karkamış në qytetin turk Gaziantep dhe në rajonin sirian Tel Abyad përballë zonës Akçakale në qytetin turk Şanlıurfa u mblodhën për të protestuar kundër presidentit francez Macron.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime në arabisht “Islami është fe e paqes, nuk ka vend për terrorizmin” dhe “Bojkotim të produkteve franceze”.

Ndërkohë dhjetëra prostestues kanë djegur edhe posterët e Macron-it.

Kreu i këshillit lokal në Tel Abyad, Vail Hamdo në një deklaratë për AA tha se popullata është mbledhur për të protestuar kundër Macron-it i cili e paraqet Islamin si një fe armike.

“Islami është fe e paqes, brenda saj nuk ka vend për terrorizmin. Burimi i terrorizmit është Franca. Nuk kemi harruar që në Algjeri ajo ka masakruar 1.5 milionë njerëz”, tha Hamdo.

Deklaratat e një pjese të madhe të politikanëve me objektiv Islamin dhe muslimanët pas vrasjes me prerjen e kokës të një mësuesi që u tregoi nxënësve në mësim karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed më 16 tetor, shkaktuan debate dhe protesta në botën islame.

Ndërkohë presidenti francez, Macron në një deklaratë tha se nuk do të tërhiqen nga publikimi i karikaturave kundër profetit Muhammed.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit