-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zotëri Macron, Islami është feja e Allahut,dhe nuk është sistem i pushtetit….

Më të lexuarat

Zotëri Macron, Islami është feja e Allahut,dhe nuk është sistem i pushtetit i bazuar në gjendjen shpirtërore të elektoratit dhe falsifikimin e votave

Me rastin e deklaratave të fundit islamofobike të presidentit francez Macron, në profilin e tij në FB, është lajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë, Dr. Ali al-Kurre Dagi, i cili në mesazhin e tij drejtuar presidentit francezka shkruar si më poshtë:

„Zotëri Macron, mos u brengosni ju për fenë tonë – Islamin, sepse Islami kurrë nuk është mbështetur në përkrahjen e pushtetit as nuk e ka ngritur shpatën kundër kujtdo që refuzon ta pranojë atë, në mënyrë që t’ia imponojë flamurin e tij me forcë.

Islami është një e vërtetë e përjetshme ekzistenciale,e cila i zgjidh problemettë cilatpër pushtetmbajtësitjanë të pazgjidhshme. Ai është fe e Allahut, dhe nuk është sistem i pushtetit i bazuar në gjendjen shpirtërore të elektoratit dhe falsifikimin e votave.

Islami është prani e përhershme e arsyes, provave dhe mbrojtjes së njeriut. Aty ku ka liri, Islami është mirë, kurse aty ku ka dhunë dhe tirani, Islami po përhapet gjithnjë e më shumë, pavarësisht tiranëve dhe zullumqarëve.

Zotëri Macron, feja jonë nuk po kalon, as nuk do të kalojë ndonjë krizë, sepse Islami nuk është shpikje njerëzore që të ketë frikë nga mangësitë, dëmtimet dhe pasimet e dobëta. Ai është Islami dhe kjo është e mjaftueshme, ai jeton pavarësisht intrigave të të tjerëve dhe pavarësisht islamofobisë.

Ne nuk kemi frikë për fenë tonë, as nuk ka nevojë të kemi frikë, zotëri president, për shkak të atyre që flasin për ekzistimin e krizës.

Në vend të kësaj, ne ju themi: E ardhmja i përket Islamit,kurse ne kemi frikë për të ardhmen e shoqërive të cilat fetë dhe shenjtëritë e huaja i bëjnë qëllime dhe synime legjitime. Kemi frikë për shoqëritë e tilla nga pushteti që varet prej krijimit të armiqve.

Neve na vjen keq për sundimtarin,i cili nuk ndalet së jetuari në krizë dhe të cilit i imagjinohen luftërat fetare të Mesjetës, edhe pse jetojmë në shekullin 21. Nëse ekziston ndonjë krizë e vërtetë, atëherë ajo është për shkak të standardeve të dyfishta të disa udhëheqësve politikë perëndimorë.

Ne duam t’ju kujtojmë, se frenat e pushtetit dhe fuqisë në botën arabe dhe islame, në shumicën e vendeve, mbahen nga ata që ju i krijuat ose që kanë kryer grushtshtet, të cilin ju e keni bekuar, për të ardhur në pushtet përmes kufomave të njerëzve të pafajshëm.

Presidenti Macron, Ju jeni në një krizë të çoroditjes morale, njerëzore dhe politike, kurse Islami nuk mund të mbajë përgjegjësi, as të mbajë barrën e liderëve të rremëdhe marionetave, të cilët kanë krijuar kriza me sponsorizimin tuaj.

Zotëri Macron:“Vendimi i përket vetëm Allahut. Ai ka urdhëruar që të adhuroni vetëm Atë. Kjo është e vetmja fe e vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e din.” (Jusuf, 40)

Përkthim: Miftar Ajdini

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit