1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Vetëm 2.78 për qind e popullsisë së Kosovës është testuar për COVID-19

Më të lexuarat

Prej fillimit të pandemisë në Kosovë ku me 13 mars janë regjistruar dy rastet e para deri me sot janë testuar 50 mijë e 683 raste të dyshimta me virusin SARS-CoV-2.

Deri më tani janë testuar vetëm 2,78% e popullsisë nga 1.8 milion banorë, sipas regjistrimit të fundit në vitin 2012.

Nga 50 mijë e 683 raste të dyshimta, numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 13,334 ku janë shëruar 9,473 persona dhe janë regjistruar 516 vdekje ndërsa raste aktive vazhdojnë të mbesin edhe 3,345 raste, transmeton Klan Kosova.

Vetëm gjatë muajit gusht në Kosovë janë regjistruar 5 mijë e raste me COVID-19.

Krahasuar me vendet fqinje, vetëm Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë shifra më të larta me raste të të infektuarve dhe me numër të vdekjeve. Deri me tani Serbia ka 31 mijë e 282 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë dhe ka regjistruar 710 vdekje.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka 14 mijë e 293 raste të të infektuarve dhe 596 humbje jetësh.

Mali i Zi e ka numrin më të ulët me raste të konfirmuara me vetëm katër mijë e 777 raste pozitive dhe me vetëm 96 vdekje, ndërsa Shqipëria që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar nëntë mijë e 279 raste pozitive dhe 275 vdekje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit