3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Lexoni çfare do te thote te jesh mjek!

Më të lexuarat

Muhamed Mashali i quajtur ndryshe “mjeku i varfër”.
U diplomua në vitin 1967 në shkollën e mjekësisë dhe ishte një student ekselent me 99,3% notë mesatare.
Muhamed Mashali ka 50 vjet që mjekon të varfërit falas në klinikën e tij në qytetin Tanta në Egjipt.
Ai gjithashtu u jep para, sepse ata nuk kanë mundësi të blejnë ilaçe.
Gjithmonë ka qindra njerëz në radhë jashtë klinikës së tij të thjeshtë. Ai punon nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të mbrëmjes,10 orë çdo ditë dhe asnjëherë nuk ka marrë pushime, përveç në ditën e Bajramit.

Muhamed Mashali nuk posedon një makinë dhe as një telefon celular. Ai ecën në këmbë çdo ditë nga shtëpia e tij në klinikën e tij, pavarësisht se është mbi 80 vjeç.
Kur një sheik në shtetet e Gjirit kishte dëgjuar për historinë e tij, i dhuroi Muhamedit një makinë dhe një shumë dollaresh, megjithatë, pas një viti, ai që dhuroi zbuloi se Dr.Muhamedi kishte shpërndarë tërë shumën midis të varfërve të sëmurë dhe shiti makinën për të blerë pajisje më të mira për klinikën e tij, për t’i ndihmuar ata.

Dr. Muhamed Mashali thotë: Unë e kuptova pasi u diplomova se babai im sakrifikoi shpenzimet e tij të vetë kujdesit që të mund të bëhesha mjek, pasi është shumë e kushtueshme të studiosh mjekesinë. Kur e kuptova, bëra një premtim që kurrë nuk do të marr asnjë qindarkë të vetme nga një person i varfër apo nevojtar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit