2 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Studentët përgadisin padi penale për Profesorët Islamofob Blerim Latifi dhe Gani Mehmetaj

Më të lexuarat

Të dashur studentë!

Njëlloj sikurse ju edhe ne ndihemi të ofenduar nga gjuha urrejtëse plot mllef që dëgjuam sot, nga persona që janë profesorë në fakultetet tona në UP, apo janë figura publike në vendin tonë.

I tillë është Prof. Blerim Latifi, për të cilin nuk është hera e parë që fyen në mënyrë të përgjithshme apo edhe të veçantë, pjesëtarë të fesë islame, pa marrë parasysh a janë studentë apo shtresa të tjera të shoqërisë. Gjuha urrejtëse e tij ka prekur shumë studentë duke zgjuar tek ta mërzinë dhe demotivimin.

Apo rasti i publicistit Gani Mehmetaj, që pa fije turpi ofendoi muslimanët që ishin shumica studentë dje në sheshin “Skënderbeu”, duke i quajtur “qen endacakë”.

Kur shohim këtë gjuhë urrejtëse që përcillet tek studentët, kuptojmë se personat e tillë këtë urrejtje mund ta shprehin edhe privatisht apo në ligjeratat me studentë, ku rezulton padrejtësia dhe mosdhënia e hakut për shkak të fetarisë.

Ne si org. “Studenti Ideal” do merremi me këto raste një nga një. Prandaj iu bëjmë thirrje të gjithë studentëve që padrejtësitë, fyerjet fetare, anashkalimi për shkak të fetarisë etj. që janë bërë në drejtim të tyre, t’i raportojnë në organizatën tonë!

Ne do marrim masa të mëtutjeshme që ta eliminojmë këtë gjuhë urrejtëse, qoftë me anë të protestave studentore apo me mekanizmat e tjerë në raport me ligjin që garanton liritë fetare.

Ndërsa për personat që sot lëshuan vrerë e ofenduan pa turp, duke bë shkelje të kodit penal të RKS, org. jonë do t’iu bëjë kallëzim penal në prokurorinë themelore në Prishtinë, duke u bazuar në ligjet e kodit penal, neni 141 (Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit), neni 190 (Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës) neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë] etj.

Për informata shtesë, konsultohu me linkun më poshtë:

bit.ly/Dispozitat_e_KoditPenal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit