1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Liga Arabe refuzon “planin e paqes” të presidentit Trump

Më të lexuarat

Liga Arabe ka njoftuar se refuzon plotësisht dhe nuk do ta marrë në konsideratë në asnjë mënyrë të ashtuquajturin “Plani i paqes për Lindjen e Mesme” të presidentit amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Liga Arabe u mblodh një një takim të jashtëzakonshëm në nivel të ministrave të Jashtëm në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, me kërkesë të Palestinës. Në deklaratën e mbylljes të takimit u theksua se plani i paraqitur nga Trump nuk është i përshtatshëm për të ndërtuar një paqe të drejtë, të përhershme dhe gjithëpërfshirëse dhe se ai nënkupton hyrjen në një proces të ri pengues në bisedimet e paqes që vazhdojnë prej 30 vitesh.

Po ashtu në deklaratë vihet në dukje se plani në fjalë nuk do të mund të jetë i suksesshëm sepse ai përmban nene në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar lidhur me Kudsin, Lartësirat e Golanit, njësitë e vendbanimeve hebreje dhe refugjatët palestinezë. “Liga Arabe është plotësisht kundër këtij plani dhe nuk do ta marrë në konsideratë në asnjë mënyrë këtë plan”, thuhet në deklaratë.

Pasi nënvizohet se plani i paqes në fjalë i SHBA-së nuk përmbush as në nivel minimun të drejtat dhe pritshmëritë e popullit palestinez, në deklaratë thuhet se Nisma Arabe e Paqes e pranuar në vitin 2002 në Liban është nisma e vetme që mund të pranohet si zgjidhje për paqen palestinezo-izraelite.

Izraeli nuk mund të shkojë në normalizim me vendet arabe përsa kohë që nuk pranon Nismën Arabe të Paqes e cila parashikon “formimin e një shteti të pavarur palestinez në kufijtë e viti 1967 me kryeqytet Kudsin Lindor dhe gjetjen e një zgjidhjeje në kuadër të Rezolutës 194 të miratuar nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948 për problemin e refugjatëve palestinezë”.

Në deklaratë Izraeli u paralajmërua që të mos përpiqet të zbatojnë planin e paqes në fjalë duke injoruar rezolutat ndërkombëtare. Gjithashtu SHBA-së dhe Izraelit iu bë e ditur se janë përgjegjës për rezultatet që do të lindin nga politikat në fjalë dhe komunitetit ndërkombëtar iu bë thirrje që të kundërshtojë veprimet e qeverisë okupuese.

Ndër të tjera deklarata vuri në dukje se do të punohet me vendet që favorizojnë paqen e drejtë kundër çdo plani që do të grabisë të drejtat e palestinezëve dhe se në kuadër të kësaj t‘i drejtohen Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KS-OKB) si dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit