ën hijen e fjalimit të jashtëzakonshëm të Erdoganit në KB mbeti fjalimi i kryeministrit pakistanez Imran Khan, ndërsa bëhet fjalë për një prej fjalimeve më të mira që ka mbajtur në Kombet e Bashkuara ndonjë burrështetas musliman.
“Feja ime është La ilahe ilallah, do të luftojmë deri në fund, ndërsa kur ne si një fuqi nukleare themi deri në fund, nënkupton që pasoja do të ketë për të gjithë”, porositi kryeministri Khan duke paralajmëruar botën se keqësimi i situatës në Jammu dhe Kashmir mund t’i sjellë dy fuqitë nukleare në prag të luftës.
Ai veçanërisht e kritikoi “politikën mizore” të kryeministrit indian Narendra Modi në Kashmir. Ai u bëri thirrje autoriteteve indiane që ta përmbajnë veten dhe paralajmëroi “gjakderdhje” nëse nuk merren hapat e nevojshëm në Kashmir.
https://www.facebook.com/topcagic.senad/videos/133312084636387/
Ai paralajmëroi se “agjenda ultranacionaliste” e qeverisë indiane e kërcënon paqen në rajon, duke vënë në dukje se edhe vdekja e Mahatma Gandhi kishte ndezur të njëjtën “ideologji të urrejtjes”.
Kriza e Kashmirit daton që nga viti 1947 kur Britania e Madhe e la këtë zonë pa ia rregulluar statusin. Muslimanët përbëjnë 90% të popullsisë në Kashmir të cilët, pas tërheqjes së Britanisë kërkuan që t’i bashkëngjiten Pakistanit. Megjithatë, princi i atëhershëm vendosi që Kashmiri t’i takojë Indisë.
Kështu Pakistani dhe India hynë në luftën e parë për Kashmirin në 1947. Këta shtete gjithashtu luftuan edhe në 1965 dhe 1999..
India e kontrollon 45% të territorit të Kashmirit, Pakistani rreth 35% ndërsa Kina 20%. Pjesa indiane quhet Jammu dhe Kashmir dhe sot në këtë provincë mbizotëron popullsia muslimane.
Pjesës së Kashmirit që është brenda kufijve të Pakistanit i është dhënë status i dy territoreve autonome të quajtura Azad Kashmir (Kashmiri i Lirë) dhe Gilgit-Baltistan.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, përmes një seri rezolutash, parasheh që statusi i Kashmirit të zgjidhet me vullnetin e popullatës së atjeshme dhe demilitarizimin e regjionit. Pakistani pajtohet me një skenar të tillë, por jo edhe India.