-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pakistan, populli del në rrugë për solidaritet me Kashmirin

Më të lexuarat

Populli i Pakistanit pas thirrjes së bërë nga kryeministri i vendit, Imran Khan doli në rrugë në mbështetje për popullin e Kashmirit.

Pas artikullit të gazetës “Dawn” pas thirrjes së bërë dje nga kryeministri Khan, pakistanezët sot në kuadër të aktivitetit “Ora Kashmirit” dolën në rrugë nga ora 12:00-12:30 për të shprehur solidarizimin me popullin e Xhamu Kashmirit.

Institucionet arsimore, zyrat shtetërore dhe private, bankat, tregtarët, avokatët dhe zyrtarët ushtarakë që morën pjesë në aktivitetet e organizuara në të gjithë vendin, dhanë mesazhin se ata janë në solidaritet me popullin e Kashmirit.

Në orarin e përmendur më sipër të gjithë semaforët në mbarë vendin u ndezën në të kuqe.

“E gjithë bota e shikon se çfarë po ndodh në Kashmir”

Kryeministri Khan në aktivitetin kryesor të zhvilluar para ndërtesës së kryeministrisë duke iu drejtuar pjesëmarrësve tha se “Sot i gjithë Pakistani, të gjithë pakistanezët, sudentë, tregtarë apo punëtorë kudo që ndodhen, të gjithë jemi pranë qytetarëve të Kashmirit”.

Pasi ka tërhequr vëmendjen se populli i Kashmirit po kalon një përiudhë të vështirë, Khan tha se “Mendojnë se muslimanët nuk janë qytetarë të barabartë dhe duan t‘u japin një mësim atyre. Sot e gjithë bota e shikon se çfarë po ndodh në Kashmir”.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare nuk kundërshton ‘qeverinë fashiste’ të kryeministrit indian Narendra Modi, ndikimi i tij do të ndihet në të gjithë botën”, tha Khan duke iu drejtuar të gjithë liderëve të huaj.

Duke bërë të ditur se populli i Xhamu Kashmirit prej rreth 4 javësh përballet me shtetrrethim, ndalimin e daljes në rrugë, Khan shtoi se populli i Pakistanit “Do të jetë në solidarizim me qytetarët e Kashmirit deri kur ata të fitojnë pavarësinë e tyre”.

Ai ka vënë theksin se do të ketë një “përgjigje dhëmb për dhëmb” nëse India planifikon të kryejë ndonjë akt në Azad Xhamu Kashmir.

Në kanalin televiziv “Geo” është theksuar se Khan ka deklaruar: “Dua t’i jap një mesazh të qartë se do të kundërpërgjigjemi ndaj çdo veprimi të Indisë në (Azad Xhamu Kashmir i cili ndodhet nën kontrollin e Pakistanit).

Ai gjithashtu u kërkoi pakistanezëve të bëjnë një pushim gjysëm ore nga aktivitetet e tyre për të dërguar një mesazh të vendosur se ata janë pas Xhamu Kashmirit “kundër shtypjes raciste indiane, shtetrrethimit çnjerëzor 24-orësh, kundër plagosjes dhe vrasjes së përditshme të civilëve të Kashmirit, përfshirë gra dhe fëmijë si dhe kundër të gjitha hapave të spastrimit etnik të Qeverisë Modi”.

India hoqi statusin e veçantë të Xhamu Kashmirit

India më 5 gusht duke anuluar nenin 370 kushtetues që i njeh Kashmirit statusin e veçantë për më shumë se gjysmë shekulli, eliminoi strukturën me status të veçantë të rajonit dhe e ndau Xhamu Kashmirin në territorin e dy njësive.

Që nga viti 1947, kur India fitoi pavarësinë nga Britania e Madhe, Xhamu Kashmiri ishte në një pozitë të privilegjuar të miratonte ligjet e veta. Ky status i veçantë përfshinte ligjin e shtetësisë, i cili nuk lejonte që të huajt të vendoseshin dhe të përfitonin pronë në rajon.

Qeveria nacionaliste e Partisë Popullore Indiane e udhëhequr nga kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i cili në fjalimet gjatë fushatës zgjedhore, premtoi heqjen e statusit të veçantë të Xhamu Kashmirit, me vendimin e marrë i dha fund pozicionit të privilegjuar të Xhamu Kashmirit duke shfuqizuar strukturën autonome të njohur në rajon pas pavarësisë.

Në vendimet e marra nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së që nga viti 1948, thuhet se Kashmiri duhet të pastrohet nga ushtarët dhe se e ardhmja e tij duhet të përcaktohet me referendum popullor. India nuk pajtohet me referendumin ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit