4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kadri Veseli flet për Haxhin – tregon se çfarë e ka mësuar babai

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar të gjithë haxhinjtë e ri të Kosovës për kryerjen e obligimit të fundit të fesë islame.

Ai ka thënë se nisja e myslimanëve për në Meke dhe Medinë po vazhdon, duke u uruar adhurim të pranuar dhe shëndet.

Ka thënë se babai i tij i ka treguar për përvojën fisnike dhe sipas tij më kuptimplotë të jetës, rrugëtimin për në Haxh.

“Haxhilerëve tanë të dashur që nisen pas pak për në vendet e bekuara në Mekë dhe Medine, iu uroj shëndet, obligime dhe adhurime të pranuara si dhe kthim shëndosh e mirë në atdhe. Pelegrinazhi është njëra prej pesë shtyllave qendrore të fesë islame dhe im at tregon se për të ka qenë një ndër përvojat më fisnike e kuptimplote të jetës së tij. Prandaj iu dëshiroj të gjithë pelegrinëve shqiptarë haxh të pranuar si dhe lehtësim në këtë rrugëtim!”, ka shkruar Veseli.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit