Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka nënshkruar sot tri ligjet që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Thaçi sot në prani të komandantin të FSK-së, Rrahman Rama dhe të ushtarëve të FSK-së dekretoi tri ligjet, atë të Ministrisë së Mbrojtjes, ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në FSK.
Presidenti i vendit uroi të gjithë qytetarët për transformimin e FSK-së dhe falënderoi mbështetësit si SHBA dhe të gjitha shtetet tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës, me dekretimin e ligjeve.
“Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit… Edhe njëherë urime Ushtria juve ushtarë, ushtarake, oficerë, nënoficerë”, tha presidenti.
Ndryshe, tri ligjet janë miratuar në Kuvendin e Kosovës në lexim të dytë më 14 dhjetor në 2018. /tg