Heroi kombëtar Skënderbeu! E kemi dëgjuar me miliona herë, por ajo çfarë na ofrohet po shihet që ky njeri qenka heroi i krishterimit, i kamufluar si hero i kombit shqiptar. 550 vjetori i Skënderbut, vit që u harxhuan miliona para për të ushqyer nacionalizmin në Kosovë e në Shqipëri, si duket qenka për të ushqyer katolicizmin dhe lobin e tyre!
Mbrëmjen e kaluar, të gjithë krerët politik e fetar të shtetit shqiptar kanë marrë pjesë një organizim në Selinë e Shenjtë për katolikët në Vatikan për nder të 550 vjetorit të Skënderbeut. Papa i mirëpriti të gjithë këta dhe u tha të pranishmëve:“Djali heroik i një populli të fortë dhe bujar, i cili mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, deri në pikën e meritimit të titullit të “Athleta Christi”.
Asnjë media dhe politikan nuk doli për të thënë që kjo që ndodh shkel laicitetin e shtetit shqiptar, gjë që do të ndodhte sikur të shkonin në Mekë për të festuar 550 vjetorit të “Atletit të Islamit”! Standarte të dyfishta, por edhe një mungesë e plotë e sinqeritetit karshi popullit shqiptar që në shumicë janë mysliman./KohaIslame.com/