1.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Jemi ardhë në një situatë që kur t’dojsh me dalë prej shpije me u përshëndetë me familjarët”

Më të lexuarat

“Kur po dal prej shpije po e kthej kryt po e kqyri edhe njëherë pragun e shpis “

Ishin ndër fjalët e para me të cilat nisa ditën sot dhe më shoqëruan gjithë ditën.

Sot, si çdo dite tjetër gjatë rugës për në punë dëgjoj tema të ndryshme të cilat i shqetësojnë qytetaret. Për 40 minuta udhetim me autobus qytetarët kapin tema të ndryshme e që rrallë dëgjojmë dicka të mirë, gjithmonë shqetësime e ankesa për këtë vend e për këtë shoqëri.

Sot, tema kryesore ishte vdekja e viktimes së dytë që u godit nga një veturë në Prishtinë gjatë kalimit në zebra( vend i përcaktuar për ecjen e këmbësoreve) e cila ndërroj jetë dje, 2 javë pas aksidentit.

“ çka o ka bohet nuk e di vetem jemi ardh në një situatë që kur t’dojsh me dal prej shpije me u pershendet me krejt familjart edhe me u kthy me e kqyr pragun e shpis edhe njëherë se çka o ka ndodh çdo ditë po tutet njeri qe s’ki me u kthy gjallë në shpi”
Ishin fjalë që u thanë me shumë dhimbje nga një udhetar sot.

E fatkeqësisht nuk mundemi me e mohu që nuk është e vërtetë, ku pothuasje çdo ditë dëgjojmë lajme të tilla, humbi jetën nga një aksident në rrugë, humbi jetën nga një aksident në pune e shumë e shumë tema të tilla.

Sipas të dhënave të policise dhe përsonave përgjegjës që nga janari i këtij viti e deri tani kemi mbi 100 viktima nga aksidentet në trafik.

A jemi në lufte me trafikun?

Ti shofer/e e nderuar kur nget veturen a e ke parasysh se vijat e bardha janë të percaktuara si vendkalim për këmbësorët
A nashta je shumë vonë për me shku me pi kafe se për në pune nuk po besoj që ngutesh.
A e ke parasysh që personin që po e godet nuk po ja merr vetëm jetën, vetëm rininë, po ja merr krejt ëndrrat asaj/atij e krejt përsonave rreth tyre.

E ne lexojmë e dëgjojmë deklarata të thëna me krenari nga përsona përgjegës të cilët shprehen se ka përmirësime në këtë aspekt “Që nga viti në vit po rregullohet gjendja në komunikacion e që nga viti në vit po pakësohet numri i viktimave.

Ti shofer/e e nderuar vetëdijesohu që së paku rrugën ku e kam të lejuar të ecë të ecë e sigurtë.

Ti shofer/e e nderuar vetëdijesohu që ty nuk të kushton asgjë nëse i rrespekton shenjat e komunikaciont, sepse dikujt po i kushton me jetë pakujdesia jote.

Ti shofer/e e nderuar nga pakujdesia jote po na shkakton vuajtje.
Ti shofer/e e nderuar mos na ndalo të kthehemi edhe një herë në shtepi./Kumti.com

Shkruan:Gentiana Tofaj

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit