-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Më shumë se gjysma e popullsisë së Holandës e cilëson veten ‘ateist’

Më të lexuarat

Bëhet e ditur se popullsia që i përket një feje në Holandë, për herë të parë ka rënë nën nivelin e gjysmës së popullsisë.

Bëhet e ditur se popullsia që i përket një feje në Holandë, për herë të parë ka rënë nën nivelin e gjysmës së popullsisë.

Zyra e Statistikave të Holandës, publikoi një raport të hartës fetare për personat mbi moshën 15 vjeçare në vend për periudhën 2012-2017.

Sipas raportit, ndërkohë që në vitin 2012, 46,2% e popullsisë e cilësonte veten si ‘ateist’, në vitin 2017 kjo shifër arriti në 50,7%.

Kështu që më shumë se gjysma e popullsisë së Holandës nuk bën pjesë në asnjë lloj feje.

Sipas të dhënave në fjalë, Holanda u përfshi në vendet e tjera të Evropës ku më shumë se gjysma e popullit e cilëson veten ‘atesit’, përkatësisht Franca, Republika Çeke, Suedia dhe Estonia.

Në vitin 2012, në Holandë, 42,8% e popullsisë ishte e krishterë ndërsa në vitin 2017 kjo shifër ra në 38,5%. Ndërsa në të njëjtën periudhë popullsia myslimane nga 4,5% u rrit në 5,1%.

Në raport bëhet e ditur gjithashtu se numri i personave që shkojnë në kishë sa vjen edhe ulet edhe më shumë kurse në lidhje me numrin e atyre që shkojnë në xhami nuk ka asnjë ndryshim.

Ndërkohë që në vitin 1999 numri i personave që bënin të ditur se ishin pjesëtarë të një feje në Holandë ishte 60%, në vitin 2012 ra në 53,8% kurse në vitin 2017 ra në 49,3%.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit