3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Putin: Krimeja nuk është Kosovë

Më të lexuarat

Kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se Krimeja është ruse jo pse rusët kanë shkuar atje dhe kanë rrëmbyer ndonjë, por për shkak se popullata e atjeshme me referendum ka kërkuar që të pranohet në Rusi, transmeton Koha.net.

“Krimeja është jona … Pse jona? Jo pse ne kemi shkuar atje dhe kemi rrëmbyer ndonjë”, ka thënë Putini gjatë një debati.

“Këtu sundon demokracia. Çfarë është demokracia? Ajo është dëshira e popullit. Si verifikohet ajo? Me ndihmën e referendumit, zgjedhjet e të tjera. Njerëzit kanë dalë në referendum në Krime dhe kanë votuar: Duam të jemi a) — të pavarur, hapi tjetër — duam të jemi pjesë e Federatës së Rusisë”, përcjellin mediet serbe shkrimin e portalit rus sputnik.

Putini e ka krahasuar këtë situatë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e cila, kur, sipas tij, vendim u mor pa referendum, në bazë të votimit në parlament, me çfarë pastaj u pajtuan të gjithë që përkrahën shpërbërjen e ish – Jugosllavisë.

“Ejani të debatojmë, t’i shikojmë dokumentet e KB-së e të shohim ç’është Karta e Kombeve të Bashkuara ku shkruan për të drejtat për vetëvendosje. Do të debatojmë pa fund. por ne nisemi nga vullneti i njerëzve që jetojnë në këtë territor, ka thënë.

Krimeja është bërë pjesë e Rusisë në marsin e vitit 2014 me referendumin e mbajtur pas grusht shtetit në Kiev. Për bashkimin me Rusinë kanë votuar 96,77 për qind e zgjedhësve dhe 95,6 për qind e banorëve të Sevastopolit Ukraina e konsideron Krimenë territor të vetin të pushtuar përkohësisht.

Sipas fjalëve të Putinit, çështja e Krimesë është mbyllur përfundimisht.

Koha.net përkujton se referendumi i kosovarëve për pavarësi të vendit është mbajtur nga 26 deri më 30 shtator 1991. Referendumi i mbajtur në rrethana të jashtëzakonshme konfirmoi vullnetin e qytetarëve të Kosovës për shtet të pavarur, pas shpërbërjes së ish – federatës jugosllave. Në referendum morën pjesë 99.87 për qind e qytetarëve dhe mbi 90 për qind e tyre votuan “PËR” Kosovën shtet të pavarur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit