3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Gazetarët Kosovarë meren me Hoxhallarë por vetëm për tre muaj, Kosovës i ikën mbi 90 mjekë

Më të lexuarat

Vetëm brenda tre muajve, më shumë se 90 mjekë kanë ikur nga Kosova. Të shqetësuar për këtë dukuri, profesionistë shëndetësor kërkojnë nga institucionet e vendit që të krijojnë kushte të punës. Përndryshe, sipas tyre, Kosova rrezikohet të mbetet pa kuadër.

Largimi i kuadrit profesionit shëndetësor çdo ditë e më shumë nga Kosova, për të punuar në vendet Evropiane, po merr përmasa serioze. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës Pleurat Sejdiu, i tha televizionit publik se kjo do të këtë pasoja për vendin.

“Brenda tre muajve më shumë se 90 mjekë kanë shkua në perëndim. Kjo është tejet shqetësuese, kjo është me të gjitha barrierat që ekzistojnë për udhëtim të lirë edhe ne kemi frik se do të arrijmë kur një mjekë në dit, do të largohet nga Kosova”, tha ai.

Të njëjtin shqetësim e ngreh edhe kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës Blerim Syla. Ai thekson se nëse institucionet e vendit nuk punojnë seriozisht në këtë drejtim, atëherë Kosova do të ketë probleme serioze.

“Kemi shumë problem. Ne jemi duke punuar në një strategji të përbashkët edhe më ministrin e shëndetësisë, qe ikjen e mjekeve ta kthejmë në problem nacional. Në coftë se ne mund ta arrijmë këtë, atëherë ne mund ta ndalim këtë dukuri, përndryshe fluksi është dukë shkua në rritje”, tha ai.

Por, sa humb një shtet kur kuadri i përgatitur mjekësor largohet nga vendi, Dr Pleurat Sejdiu shpjegon.

“Një mjek i duhet minimum 14-të vjet të përgatitet që të ofroj një shërbim si duhet specialistit. Janë qindra mijëra euro, po flas vetëm në anën monetare dhe ai (mjeku) “të zhduket”, e pastaj do të duhet edhe aq vite me e zëvendësua atë. E, a kemi kohë, jo nuk e besoj qe kemi”, tha Sejdiu.

Ndërsa, për dr. Haxhi Avdylin, njëherësh anëtar i komisionit parlamentar për shëndetësi nga radhët e LDK-së, kjo situatë ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit në sistemin shëndetësor.

“ Edhe pse ne jemi me numrin me të voglin të mjekeve, mjek ka pa punë. Kjo tregon se ne nuk po dimë se cili mjek na duhet, cilët specializime duhet të ndahen dhe kjo po na kushton shumë me humbjen e një potenciali të madh të mjekeve të rinj, por edhe ikjes së pjesës më vitale të shoqërisë”.

Projektligji i cili garanton rritjen e pagave për profesionistët shëndetësor ka kaluar në Qeveri, dhe në momentin e votimit në Kuvend, mantelbardhët do të marrin pagat me rritje.

Kjo pritet të rrisë mirëqenien dhe dinjitetin e tyre, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Komunikim me Publikun në Ministrin së Shëndetësisë, dërguar televizionit publik./koha.net

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit