1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Gjysmëhëna e Kuqe Turke vazhdon ndihmat në Indonezi, vend i goditur nga tërmeti dhe cunami

Më të lexuarat

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay), pajisjet e strehimit, ushqimit dhe higjienës, të siguruara me dhurimet e bamirësve, i dërgoi në Indonezi për popullin e ndikuar nga fatkeqësitë natyrore.

 

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay), pajisjet e strehimit, ushqimit dhe higjienës, të siguruara me dhurimet e bamirësve, i dërgoi në Indonezi për popullin e ndikuar nga fatkeqësitë natyrore.

Turqia vazhdon të ‘mbledhë plagët’ e popullit të rajonit, i cili u ndikua nga tërmeti 7,5 ballë që goditi Ishullin Sulawesi të Indonezisë në 28 shtator dhe cunamin e krijuar pas këtij tërmeti.

Në këtë kuadër, për të siguruar nevojën për strehim, ushqim dhe pajisjeve higjienike të banorëve të ndikuar nga fatkeqësitë në Indonezi, 2 punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, shkuan në Makassar, që gjendet 850 kilometra larg Palusë.

Ekipi i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, pajisjet për të cilat ndihej më shumë nevojë në rajonin e fatkeqësisë, i siguroi me anë të fushatës që organizoi.

Më pas materialet u paketuan në depon për rajonin në fjalë të siguruar nga Kryqi i Kuq i Indonezisë.

Krahas ndihmave ushqimore dhe materialeve higjienike, do të shpërndahen edhe 2 mijë e 500 tenda dhe dy mijë bidonë ujë për personat e ndikuar në rajon.

Gjithashtu Kızılay siguroi 2 mijë mushama dhe 5 mijë maska për përdorım të personelit të Kryqit të Kuq të Indonezisë, me të cilin po punon për t’u ardhur në ndihmë banorëve në këtë rajon.

Gjithsej 1 mijë kuti me ushqime dhe 1 mijë kuti me pajisje higjienike u dërguan me 6 kamionë në Palu.

Pritet që këto ndihma të mbërrijnë nesër në Palu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit