9.1 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Gjermani – Arabia Saudite objekt debati, Partia e Majtë kërkon ndërprerjen e shitjes së armëve

Më të lexuarat

Deputeti i majtë i Bundestagut gjerman, Dietmar Bartsch, kërkoi të enjten ndërprerjen e shitjes së armëve Arabisë Saudite, pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme saudite në Stamboll…

 

Bashkëkryetari i grupit parlamentar të Partisë së Majtë (Die Linke) të Gjermanisë në Bundestag, Dietmar Bartsch, kërkoi të enjten ndërprerjen e shitjes së armëve Arabisë Saudite, pas zhdukjes së gazetarit Jamal Khashoggi në Konsullatën e Përgjithshme saudite në Stamboll.

I ftuar në programin “ARD – Morgenmagazin” të kanalit të parë televiziv gjerman, Dietmar Bartsch tha se Arabia Saudite duhet të ndëshkohet, pasi nuk ka mundësi që gazetari Khashoggi të ketë humbur në Konsullatë.

“Dërgimi i armëve në Arabinë Saudite duhet të marrë fund”, deklaroi ai në një thirrje drejtuar Berlinit zyrtar duke pyetur më tej: “Si mund ta bëni këtë me një administratë të tillë?”

Duke i referuar pezullimit të vizitës në Arabinë Saudite të ministrit të Jashtëm, Heiko Maas, opozitari Bartsch vuri në pah se reagimi i qeverisë gjermane është i pamjaftueshëm.

“Pavarësisht realitetit se keni dashur të nxirrni përfitime të mëdha në fushën ekonomike, është e papranueshme që të mbani një qëndrim kaq të butë”, nënvizoi bashkëkryetari i grupit parlamentar të së Majtës gjermane.

I konsideruar si një ndër gazetarët më aktivë dhe më të mprehtë të Lindjes së Mesme, kolumnisti saudit i ditores amerikane “The Washington Post”, Jamal Khashoggi, ka ofruar kontribute me peshë edhe për gazetën “Al-Watan”, një platformë e rëndësishme për reformistët sauditë. Ai u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll për të kryer procedurat e celebrimit me të fejuarën e tij.

Ndërsa autoritetet saudite, të cilat hedhin poshtë pretendimet rreth vrasjes së Khashoggit në ambientet e Konsullatës, argumentojnë se gazetari ka dalë jashtë ndërtesës së tyre në Stamboll dhe se nuk kanë dije mbi fatin e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit