Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në universitetin “New York”, kurse nesër do të kalojë në Kosovë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu ndodhet në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë e fillimit të vitit të ri akademik në universitetin e “New York High School”, pjesë e rrjetit të shkollave që administrohen nga fondacioni turk “Maarif”.
Pastaj ministri i jashtëm do të ketë një takim në Dhomën Industriale dhe Tregtare Shqipëri-Turqi.
Pas përfundimit të kontakteve në Shqipëri, nesër Çavushollu do të kalojë në Kosovë.
Pritet që në takimet e Çavushollusë me autoritetet zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë të trajtohen gjerësisht marrëdhëniet e Turqisë me Shqipërinë dhe Kosovën si dhe të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.