13.5 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Gjenitë e teknologjisë nuk i lejojnë fëmijët e tyre që të kenë smartfonë. Ja pse!

Më të lexuarat

Nxënësit janë kthyer në klasa dhe prindërit më në fund mund të gjejnë qetësi nga shqetësimi për përdorimin e tepërt të ekranit nga ana e fëmijëve të tyre- ose të paktën nga shqetësimi se është i gjithi faji i tyre. Ky kulm i zemërimit çdo vit në pushimet e verës, ato javë të gjata me diell të ndriçuara në zona të gjera nga drita blu e smartfonëve, tabletët dhe laptopët e fëmijëve. Sinjalet dhe zhurmat e njoftimeve të pajisjeve aktivizojnë emocione të komplikuara. Në shumë shtëpi, prindërit nuk e vënë re që përdorimi i teknologjisë nga fëmijët po i kthen ata në të heshtur dhe me sy në xham.

Fraza e paparashikueshme e përdorur nga të rritur ‘Mjaft kohë ke kaluar mbi ekran!’ dhe ‘Ma sill këtu atë iPad!’ tingëllon e pashpresë nëpër shtëpitë e familjeve, e ndërthurur me britma refuzimi. Prindërit e kujdessshëm kanë arritur në përfundimin se nëse nuk munden ta frenojnë këtë varësi, mund ta kthejnë në avantazhin e tyre.

Megjithatë, ekziston një grup prindërish që e ndalojnë përdorimin e teknologjisë nga ana e fëmijëve të tyre pa mëshirë, sepse janë shumë të vetëdijëshëm për potencialin që teknologjia ka për të shpërqendruar dhe dëmtuar. Ata janë titanët e teknologjisë, pikërisht ata persona, puna e të cilëve është t’i zhvillojnë dhe t’i popullarizojnë këto pajisje.

Bill Gates, themeluesi kryesor i Microsoft, ka thënë se ai i ka ndaluar tre fëmijët e tij që të kishin një celular derisa ata arritën moshën 14 vjeç, ka përjashtuar teknologjinë gjatë kohës që hanin vaktet e ushqimit dhe e ka kufizuar përdorimin e tij përpara gjumit. Gruaja e tij, Melinda, një ish-drejtuese ekzekutive e Microsoft, tha vitin e kaluar se nëse ajo do të kishte mundësinë ta kthente kohën pas, do të kishte mbajtur një qëndrim më të ashpër për të mos i lejuar fëmijët e saj që të përdorin smartfonët: ‘Mbase do të kisha pritur më gjatë, përpara se të vendosja një kompjuter në xhepin e fëmijëve të mi’.

Steve Jobs, bashkëthemeluesi dhe ish-CEO i Apple Inc, ishte edhe më i rreptë: në një intervistë për New York Times në 2010, ai tregoi se fëmijët e tij nuk e kishin përdorur kurrë atë që në atë kohë ishte produkti më i ri dhe i shumëpritur i Apple, iPad, duke thënë: ‘Ne limitojmë sa më shumë teknologjinë që fëmijët përdorin në shtëpinë tonë’. Tim Cook, CEO aktual i Apple, nuk ka fëmijë të tijin, por tha: ‘Unë kam një nip, të cilit i vë disa kufizime- duke përfshirë një instruksion për të ndenjur larg mediave sociale’. Dikush mund të ketë menduar se matufët që proklamojnë veten në Luginën e Silikonit do të ishin tifozët më të mëdhenj të teknologjisë. Megjithatë duket se elita e teknologjisë, në vend të asaj që pritej, janë shumë të vetëdijshëm se sa përpjekje bëhen që t’i bëjnë pajisjet që të shkaktojnë varësi dhe është shqetësuese se sa të suksesshëm kanë qenë ata. Teksa lidhja e vazhdueshme me teknologjinë duket të jetë duke e sharruar si sistemin tonë politik, ashtu edhe shëndetin tonë mendor edhe emocional, disa pararendës të teknologjisë po tregojnë shenja të ndjenjës së fajit për shkak të pikës monstruoze që kanë arritur shpikjet e tyre.

Sean Parker, presidenti themelues i Facebook- i cili e la kompaninë në 2005 -tha vitin e kaluar se ai ishte bërë ‘një kundërshtar i ndërgjegjshëm’ i platformave sociale. Mendimi original pas rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram, tha ai, ishte: ‘Si të konsumojmë sa më shumë që të jetë e mundur prej kohës tuaj dhe vëmendjes së ndërgjegjshme? Dhe kjo do të thotë se ne na duhej t’iu jepnim një dozë të vogël dopamine herë pas here, sepse dikush pëlqeu apo komentoi në një foto apo në një postim apo çfarëdo qoftë’.

Qëllimi, tha Parker, ishte të krijonim ‘një lak raporti për vlerësimin shoqëror’ që ‘shpërthen një vulnerabilitet në psikologjinë njerëzore’. Ai shtoi: ‘Shpikësit, krijuesit – jemi ne, unë, Mark Zuckerberg, është Kevin Systrom në Instagram, janë të gjithë këta njerëz- e kam kuptuar këtë në mënyrë të ndërgjegjshme. Ne e bëmë atë gjithsesi’. Për ata që e njihnin potencialin e stërmadh të ‘një laku raporti për vlerësimin shoqëror’ që në fillim u ka sjellë përfitime të paimagjinueshme. Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi dhe CEO i Facebook, ka një pasuri me vlerë rreth 67 miliard dollarë. Verën e kaluar ai i shkruajti një letër publike vajzës së tij, August, në të cilën ai nuk e përmendi teknologjinë. Në vend të saj ai përmendi të mbledhësh gjethe në kova, leximin e librit të Dr. Seuss dhe të fjeturit gjumë pasdite. ‘Bota mund të bëhet një vend serioz,’ shkruajti ai, ‘ja përse është e nevojshme të gjejmë pak kohë për të dalë jashtë dhe për të luajtur.’

Tristan Harris, një ish-punonjës i etikës së dizajnit është tani drejtues i ‘Shpenzimit të Mirë të Kohës’, një organizatë jofitimprurëse që kërkon të kthejë mbrapsht problemin e shpërqendrimit konstant ose ‘të krizës së vëmendjes dixhitale’. Ai duket veçanërisht i shqetësuar për adoleshentët emocionalisht të brishtë dhe ankesat e tyre për t’u ndjerë të pëlqyer: ‘Ne nuk kemi patur kurrë 100 milionë kafshë njerëzore duke parë shokët e tyre të bëjnë qejf pa ta.’

Në një botë më të gjerë, fëmijë të panumërt nuk po e dëgjojnë Harris, apo këshillën e Zuckerbergut për të luajtur jashtë, sepse ata janë shumë të zënë duke u marrë me lojëra elektronike, duke hedhur foto në Instagram apo duke u dërguar njëri-tjetrit, mesazhe që fshihen në Snapchat. Një survejim i kohëve të fundit në gjysmën e ‘National Trust’ zbuloi se fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar luajnë jashtë me një mesatare prej vetëm katër orësh apo diçka më shumë, gjysmën e kohës që prindërit e tyre luanin kur ishin fëmijë. Nuk mund të fajësohet tërësisht teknologjia për këtë gjë-një reduktim i kohës që fëmijët luajnë jashtë vjen edhe si pasojë e zvogëlimit të hapësirave në qytete dhe ankthi i prindërve për ‘rrezikun e panjohur’. Megjithatë, tërheqja nga lojrat kompjuterike dhe mediat sociale sigurisht që kontribuon në rritjen e fenomenit të fëmijëve sedentarë, të mbyllur brenda.

Ata si ne, të cilët ishin fëmijë në epokën e përpara internetit mund të mbajnë mend disa paralajmërime të tmerrshme që u bënë për varësinë ndaj televizionit: në Charlie dhe Fabrika e Çokollatës, personazhi llafazan, i fiksuar pas armëve i Majk Tivi ishte satira e Roald Dahlit për një fëmijë të çmendur pas ekranit. Megjithatë zgjedhja e limituar e programeve-dhe mërzitja që rezultoi-eventualisht na bëri që të dilnim të luanim jashtë. Mbaj mend që kaloja orë të tëra duke goditur një top tenisi pas një muri me tulla, ose duke ardhur rreth me biçikletën time.

Për një sy të jashtëm, kjo mund të duket si një aktivitet i përsëritur dhe i pakuptimtë, që në fakt i tillë ishte. Megjithatë ishte gjithashtu relaksues sepse e përdorja kohën të mendoja mirë të gjithë ato gjëra që kisha në kokë, përfshirë shtrirjen e stërzgjatur se biçikleta ishte një kalë.

Të meditosh është shumë e largët dhe duket si diçka që i përket së shkuarës për fëmijët. Reaksioni është i brendshëm i shkaktuar nga shumëllojshmëria e pafundme e elektronikës. Arritja e madhe dhe tmerruese e internetit, e shpërndarë përmes pajisjeve portative është se e ka eleminuar në mënyrë virtuale mërzinë. Nëpërmjet tij mund të aksesoheni në thuajse gjithçka, nga e gjithë bota-nuzikë, histori, lajme, politikë, pornografi, filma, fakte, gënjeshtra dhe argumente. Shumë gjëra rrjedhin nga ky bollëk dixhital, përfshirë mahnitjen, edukimin, vetë-konfirmimin, deluzionin, konkurencën, pasigurinë, ankthin, tërbimin, sarkazmën dhe depresionin, por shumë rrallë mërzinë. Megjithatë për fëmijët është mërzia, jo nevoja, ajo gjë e cila shpeshherë ka qenë nëna e shpikjes.

Në kohët e hershme të internetit, avancimi i teknologjisë shihej si thuajse tërësisht pozitiv, një librari e pafundme e hapur për turmat mirënjohëse. Toni Blair, teksa e pranoi në mesin e viteve ‘90 se teknologjia e kishte habitur, ishte asgjë më pak se sa prozelitues për të dërguar “autostradën e informacionit” nëpër shkolla. Nëse përdoret me mençuri, interneti mbetet një vegël e fuqishme edukimi, duke hapur burime shumë përtej sasisë së edicioneve të Enciklopedisë Britanika që dikur shkëlqente në bibliotekat e familjeve. Por përdorimi i tepërt duket të ketë efekte negative në shëndetin mendor, veçanërisht tek adoleshentët.

Në SHBA, Dr. Jean Twenge, një profesor psikologjie në universitetin e San Diegos, i ka vënë nofkën brezit të post-mijëvjeçarit (atyre që janë lindur mes 1995 dhe 2012) iGen sepse ata do të jenë të parët që do e kalojnë të gjithë adoleshencën e tyre me smartfonë. Përreth 2010 ose 2011, thotë Twenge, ajo filloi për herë të parë të vërente ndryshime goditëse në sjelljen e adoleshentëve: ata po dilnin dhe po takoheshin me shokë më rrallë, teksa raportoheshin më shumë ndjesi ‘përjashtimi’ dhe ankesa se nuk po e shijonin jetën.

Mes adoleshentëve amerikanë, prevalimi i depresionit është rritur qëndrueshëm në përpjesëtim të drejtë me pronësinë e smartfonëve dhe kohën që shpenzohet online. Që nga 2007, përqindja e vetëvrasjeve të moshave 12 deri në 14 vjeç është dyfishuar. Kritikët e Twenge thonë se rritja e depresionit mund të ketë shkaqe të tjera dhe se ka një element të panikut moral në fajësimin e teknologjisë, por nocioni i dëmit ka mbetur aty.

Për të rriturit përdorimi i teknologjisë, mund të jetë në të vërtetë një kombinim i zgjedhjes dhe detyrimit, por ne sigurisht që mund të bëjmë një vend për të tjera gjëra duke shkurtuar kohën në të cilën është zgjedhje. Këtë vjeshtë unë kam vendosur që ta monitoroj zakonin, siç bën Bill Gates dhe ata miliarderë teknologjie në shtëpi dhe të tregojnë se teknologjia nuk është shefi im.

*Përktheu: Shaqir Sulaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit