14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

‘Vehbija’ ‘Dhuratë’ libri i parë në gjuhën Shqipe në Kosovë shkruar Myderriz Tahir Efendi Gjakova (1770-1850)

Më të lexuarat

Në letërsinë shqiptare të bejtexhijnve, Tahir Efendi Gjakova njihet me tre mbiemra: Njihet si Tahir Efendi Gjakova, sepse në Gjakovë jetoi, shërbeu, veproi dhe aty jetën e dynjas e përfundoi.
Njihet si Tahir Efendi Boshnjaku sepse lindi në një fshat afër Jeni Pazarit, në fshatin Llukare, nga familja e Saraçëve, që i përket fisit Kastrat.

Njihet si Tahir Efendiu i Madh, sepse ka qenë myderrizi i parë në Medresenë e Vogël të Gjakovës, është marrë edhe me krijimtari, ka shkruar prozë e poezi dhe mbi të gjitha, nderohet, çmohet, vlerësohet, për dituri, devotshmëri, thjeshtësi, vërtet ishte i përshpirtshëm, për së gjalli e kanë quajtur Evlia, për veprat që la n’këtë dynja…

Myderriz Tahir Efendiu, përveç veprimtarisë, arsimore, pedagogjike, edukative, shpirtërore, na ka dhuruar në gjuhën shqipe veprën “Vehbija”: që është libri i parë shqip, me alfabet arab, në Kosovë, të cilin e shkroi në vitin 1251 sipas kalendarit të Hixhretit ose më 1835, sipas kalendarit Gregorian.

Libri është ribotuar pas shtatëdhjetë e dy vjetësh në Sofje, në vitin 1907, me alfabetin latin, dhe pati përhapje më të mëdha në atë kohë; e transliteroi dhe e transkriptoi myderrizi, Ismail Haxhi Tahir Gjakova, dhe u shtyp prej Shoqërisë «Bashkimi», në shtypshkronjën shqipe «Mbrothësia» të atdhetarit të dalluar Kristo Luarasi.

Cila është rëndësia frymëzuese e “Vehbijes”?

Së pari, kjo është vepra më e vjetër shqipe në Kosovë, shkruar me alfabet arab. Është shkruar në vargje, e vende-vende edhe në prozë të rimuar.
Në veprën e Myderriz Tahir Efendisë flitet për tema të ndryshme, flitet kryesisht për Xhennetin dhe kënaqësitë e tij, për Xhehenemin dhe dënimet e tij, mbi kotësinë e kësaj bote, mbi detyrat kryesore të njeriut, mbi obligimet familjare, mbi obligimet e burrit ndaj gruas, të gruas ndaj burrit; flitet për pasurinë, varfërinë, koprracinë, për shpirtninë e sidomos mbi diturinë…
E vërteta në këtë vepër është paraqitur në mënyrën më të thjeshtë, më të kapshme, më të qartë. Ndërsa, rrena, mashtrimi, hipokrizia dhe injoranca janë damkosur në mënyrën më të ashpër.

E veçanta e këtij libri është se të gjithë shembujt, krahasimet e ndryshme, janë nxjerrë, kryesisht, nga Kur’ani, shpallja e fundit hyjnore, si dhe nga urtia popullore.

Mësimet e Zotit, Krijuesit të Gjithësisë, Zhvillues e Frymëzues, si edhe vetë libri «Vehbija», përshkruhen si Dritë, e cila i përngjet energjisë, e kjo Dritë na fuqizon, na edukon, na udhëzon, na ndriçon… Në vargjet, Myderriz Tahir Efendiu, thotë:
“Lum ai që Vehbijen e nxe, e kallxon,

se a si drita e sabahit kujdo që i difton.”

Myderriz Tahir Efendiu, në vargjet e tij, veç të tjerash, thotë edhe këto:

Në t’reftë në mend
masi t’shkojnë dhent
s’tep dobi kurrni send.

Ka e ka rrok dynjaja
sa s’mri për din
ai asht si qen qi lyp stërvin.

Xhahil insan asht më terr
Asht hem qorr hem hajvan ja beter.

Mos ha haram e mos fol rren
t’bahet duaja kabull…

Shka u shkrue n’ball
s’jet pat’dal

Rahmet pastë Myderriz Tahir Efendiu i Gjakovës, që me gjuhën shqipe ia çeli sytë krejt Kosovës…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit