Një vrasës famëkeq fëmijësh që rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau vajzat në Belgjikë në vitet 1990, i ka zemëruar familjet e viktimave me një letër që u përgjigjet pyetjeve të tyre.
Marc Dutroux u burgos në vitin 1996 dhe ka kërkuar për vite të tëra lirimin nga burgu.
Tani avokati i tij ka shkruar për gjashtë familjet në një përpjekje për të ndihmuar “shërimin e plagëve të tyre, në një mënyrë shumë modeste”.
Disa familje e kanë refuzuar letrën si një lëvizje cinike që synon sigurimin e lirimit me kusht.
Kush është Marc Dutroux?
Tani 61 vjeç, Dutroux ishte një kriminel i kalitur kur ai dhe gruaja e tij Michelle Martin u arrestuan për rrëmbim dhe përdhunim në vitin 1986. I burgosur në vitin 1989, ai u lirua me kusht pas vetëm tre vjetësh.
Në 1995 dhe 1996 ai rrëmbeu gjashtë vajza. Ai vrau dy adoleshente, An Marchal dhe Eefje Lambrecks dhe dy tetë vjeçare, Julie Lejeune dhe Melissa Russo, të uritura deri në vdekje në bodrumin e tij.
Dy vajza të moshës 12 dhe 14 vjeç mbijetuan. Duke i dhënë dëshmi kundër tij në gjykatë, Sabine Dardenne e kishte pyetur: “Pse nuk më vrave?”
Dutroux kishte pohuar se ishte pjesë e një rrjeti pedofilie.
Kur ai mori një armë të policit dhe u arratis me shpejtësi nga një gjykatë në vitin 1998, dy ministra të qeverisë dhanë dorëheqjen. Ish-gruas së tij iu dha lirimi i parakohshëm nga burgu në vitin 2012.
Por, javën e kaluar, ka pasur raporte për dërgimin e një letre për familjet e viktimave që u publikuan të mërkurën.
Shpërndarë në Facebook nga babai i Julie Lejeune, letra e shkruar nga avokati i Dutroux Bruno Dayez flet për “drejtësi restauruese”.
Raportet belge theksuan se Dutroux duhet të plotësojë pesë kritere për të siguruar lirimin me kusht dhe tre prej tyre lidhen drejtpërdrejt me viktimat.
Shpërthimi i familjeve ishte menjëherë i qartë.
Për Jean Lambrecks, babai i Eefje, ishte një “marifet i madh publiciteti nga një avokat me shumë kohë dhe pak klientë”. Ai tha se letra, e shkruar në frëngjisht, ishte e pakuptimtë dhe nuk ishte përkthyer as në holandisht.
“Pas 23 vitesh, është koha që ky cirk të ndalojë” tha Paul Marchal, babai i Anës.
Jean-Denis Lejeune e denoncoi letrën si një lloj “torture morale”. Ai kishte mësuar për ekzistencën e tij më 23 gusht, përvjetorin e funeralit të vajzës së tij. /BBC/