Gratë që mbajnë nikab do të gjobiten deri në 1.000 kruna (156 dollarë). Nëse dënimi përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, mund të shqiptohet gjoba deri në 10.000 kruna (1.224 dollarë)
KOPENHAGË (AA) – Danimarka sot vendosi ndalesën kundërthënëse për mbajtjen e nikabit në publik, raporton Anadolu Agency (AA).
Gratë që mbajnë nikab do të gjobiten deri në 1.000 kruna (156 dollarë). Nëse dënimi përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, mund të shqiptohet gjoba deri në 10.000 kruna (1.224 dollarë).
Ligji është aprovuar në Parlamentin danez në maj me 75 vota “për” dhe 30 “kundër”, ndërsa 74 deputetë nuk morën pjesë në seancë.
Megjithatë, ligji i cili përshkruhet si “diskriminues” shkaktoi irritim. Në Evropë ligje të ngjashme kanë Austria, Franca dhe Belgjika.
Drejtori ekzekutiv francez me origjinë algjeriane, Rachid Nekkaz, ka nisur një fond për të paguar gjobat për gratë që mbajnë burkan. Ai e quajti ligjin “ilegal” dhe pagoi më shumë se 500 gjoba në gjashtë vende.
Nekkaz po ashtu paralajmëroi se grave do t’ua paguajë gjobat edhe në Danimarkë.