-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

TIKA vazhdon të investojë për turizmin kulturor në Shqipëri

Më të lexuarat

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro (Furxhi) para pak ditëve ka inspektuar punimet në Xhaminë “Mbret” në Berat dhe Teqenë “Helvetive”, ku prej disa muajsh kanë nisur kantieret e restaurimit të plotë të objektit.

Ajo e cilësoi Beratin dhe Gjirokastrën dy krenari kombëtare, të cilat kanë pasaporta ndërkombëtare të ruajtjes nga UNESCO.

Berati nuk është sot në fazën e mbijetesës, por të rijetëzimit. Katër herë më shumë vizitorë e kanë vizituar këtë qytet nga viti 2013 deri më sot dhe kjo ka ardhur si pasojë e një promovimi më të mirë. Në qendër është qytetari, pronari i shtëpisë, biznesi. Prandaj kemi vënë theksin në investime. Në vitin 2018 Berati ka përfituar katër herë më shumë investime, si fuqizim i buxheteve publike, por edhe të projekteve të ngritura me partnerët privatë”, u shpreh Kumbaro.

Banka Botërore ka investuar 21 milionë dollarë për 4 qytete të Shqipërisë, një prej të cilëve është qyteti i Beratit, që ka nisur projektin me rehabilitime rrugësh, banesash, etj. Xhamia “Mbret”, Xhamia e “Beqarëve” dhe Teqeja “Helvetive” priten të jenë ofertat e reja turistike të programit “Rrugët e Besimit”. 

Gjatë vitit 2018, në Berat ka nisur zbatimi i disa projekteve të restaurimit, investime të rëndësishme, në tre prej objekteve të kultit në Berat: Restaurimi i xhamisë “Mbret”, xhamisë së “Beqarëve” dhe teqesë “Helvetive”. Ky projekt realizohet nga IMK në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim TIKA.

Turizmi kulturor është gur i çmuar i Beratit, prandaj ky qytet është kantier i kulturës”, u shpreh Kumbaro.

Restaurimi i objekteve të kultit do të përmirësojë ofertën turistike të Beratit, duke dëshmuar për vlerat e arkitekturës, historisë, bashkëjetesës fetare dhe artit pamor me mrekullitë e pikturave murale. Berati është i qytetarëve, por me statusin e UNESCO-s është pasuri botërore. Ministria e Kulturës dhe qeveria shqiptare kanë të gjithë vëmendjen e duhur për të nxitur investimet”, tha ministrja Kumbaro.

Xhamia “Mbret” është një nga objektet e kultit islammë të rëndësishëm në qytetin e Beratit dhe monument kulture i kategorisë I. Ndërtimi i saj daton në shekullin e XV, dhe vazhdon me disa faza deri në shekullin XIX. Xhamia “Mbret” së bashku me teqenë “Helvetive” dhe Konakët e Teqesë përbënin qendrën e qytetit të Beratit në periudhën mesjetare.

Teqeja “Helvetive” është ndërtuar nga Ahmet Kurt Pasha në vitin 1781 dhe mban statusin e Monumentit të Kategorisë I. Tavani i dekoruari këtij monumenti cilësohet si një nga tavanet e dekoruara prej druri më të bukura në Ballkan. Ambienti kryesor i monumentit është i dekoruar me pikturë murale si dhe ka një mafil me strukturë druri…

– Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri –

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit