10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kanadaja do të sigurojë 50 milionë dollarë ndihma për palestinezët

Më të lexuarat

“Kanadaja është e vendosur për tu angazhuar për të adresuar nevojat e palestinezëve të varfër dhe të pambrojtur”, deklaroi Ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar, Marie-Claude Bibeau.

 

Kanadaja bëri të ditur se do të sigurojë 50 milionë dollarë kanadezë për ndihma humanitare emergjente për civilët e pambrojtur në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Ministrja e Zhvillimit Ndërkombëtar e Kanadasë, Mari-Kllod Bibo (Marie-Claude Bibeau) pas vizitave zyrtare të zhvilluara në Izrael dhe Bregun Perëndimor publikoi një komunikatë me shkrim ku thuhet se “Kanadaja është e vendosur për tu angazhuar për të adresuar nevojat e palestinezëve të varfër dhe të pambrojtur”.

Duke vënë në dukje se Kanadaja është e ndjeshme ndaj nevojave të rajonit, përfshirë edhe mbështetjen për ndërtimin e kushteve të nevojshme sociale dhe ekonomike për gjetjen e zgjidhjes me dy shtete, ministrja Bibo tha se 50 milionë dollarë ndihma që do ti dërgohen Palestinës do të përdoren për nevoja emergjente humanitare dhe me fokus drejt rritjes ekonomike.

Bibo bëri të ditur se ndihmat do të përqendrohen tek grupet më të pambrojtura në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, kryesisht tek grat dhe vajzat e reja.

Ajo gjithashtu shtoi se 12.65 milionë dollarë do të ndahen për ushqim, shëndetësi dhe viktimat e dhunës shoqërore të bazuara në gjini, ndërsa pjesa prej 37.7 milionë dollarëve do të ndahen për projektet që do të mundësojnë forcimin ekonomik, sipërmarrjen dhe projektet që do të sigurojnë punësim.

Mari-Kllod Bibo, e cila gjatë vizitës në Palestinë zhvilloi një takim edhe me Kryeministrin palestinez, Dr. Rami Hamdallah, pati rastin të inspektojë edhe një sërë projektesh të financuara nga Kanadaja.

“Këto ndihma do të mundësojnë që të plotësohen nevojat e palestinezëve të pambrojtur. Këto ndihma do të pasqyrojnë prioritetet e politikave tona të ndihmave humanitare feministë. Tema kryesore e kësaj politike është veprimi humanitar, rritja ekonomike që i shërben të gjithëve dhe forcimi i grave dhe vajzave të reja”, bëri të ditur ministrja Bibo.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit