-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Një cigare në ditë mjafton për të rritur rrezikun për zemrën

Më të lexuarat

Nëse jeni një duhanpirës “social”, kjo ju vë tri herë më shumë në rrezik të vdekjes nga sëmundjet e zemrës, paralajmërojnë doktorët.

Vetëm një cigare në ditë mund të trefishojë rrezikun, krahasuar me njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan, sqaron Fondacioni Britanik i Zemrës.
Kërkuesit thonë se studimi u drejtohet duhanpirësve “me kohë të pjesshme”, që mendojnë se nuk mund të ndikojë në shëndetin e tyre. Kjo shifër në Britani është 1.1 milionë njerëz.
Studiuesit kanë zbuluar se pirja e një deri në më pak se katër cigareve në ditë rrit dukshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të vdekjes.

Kanceri i mushkërive gjithashtu është më i lartë te personat që pinë të paktën një cigare në ditë. Pavarësisht kësaj, vetëm një nga katër duhanpirës me “kohë të pjesshme” shqetësohet nga ky fakt. Hulumtuesit paralajmërojnë se studimi tregon që duhanpirësit socialë po konsumojnë mjaftueshëm cigare sa për t’u konsideruar në rrezik për jetën.

Nuk ekziston asnjë nivel i sigurt që lejon pirjen e duhanit, provat janë të qarta dhe efektet surprizuese.

Profesor Robert Uest (West) i Universitetit College të Londrës, është i pari që pa përtej miteve që rrethojnë duhanpirësit jo të përditshëm.
Në Britani ka 1.1 milionë përdorues të pjesshëm të cigareve, të cilët e justifikojnë sjelljen e tyre ndaj duhanit si dëshirë për t’u dukur më të shoqërueshëm apo si mënyrë për të larguar stresin e ditëve të veçanta.
Rreth 15 për qind e britanikëve që pinin cigare jo çdo ditë, shprehnin më shumë shqetësim për rrezikun që mund t’i shkaktonin familjes së tyre sesa për kancerin e mushkërive, sëmundjen e zemrës dhe infarktit. Në Britani, një duhanpirës me “kohë të pjesshme” shpenzon rreth 800 paund për cigare çdo vit.

Sipas profesor Uest, çdo njeri që pi duhan dhe heq dorë prej tij, mund të përfitojë nga veprimi i tij.

Jo çdo metodë mund të jetë efikase për këdo, por ekzistojnë mënyra për të arritur suksesin në varësi të personit.
Duhanpirja është një shkak madhor i vdekjeve të parakohshme, pasi një në dy duhanpirës vdesin më shpejt nga sëmundje që lidhen me konsumimin e duhanit.
Është tepër shqetësues fakti që njerëzit e nënvlerësojnë dëmin që mund të shkaktojë për shëndetin e tyre konsumimi i disa cigareve në ditë. Dita e parë pa cigare është shpesh edhe më e vështira.

Studimi: Tymosja e kanabisit mund të sjellë vdekje
Një studim i ri tregon se është e mundur që dikush të vdesë për shkak të tymosjes së kanabisit. Studiuesit gjermanë kanë identifikuar dy persona, të cilët kanë vdekur vetëm për shkak të përdorimit të kësaj droge.
Më parë ka qenë e ditur se përdorimi i marijuanës mund të ishte fatal nëse përzihej me droga të tjera, duke shkaktuar sëmundje zemre ose kancer. Tani, shkencëtarët e Universitetit Spitalor Düsseldorf në Gjermani kanë bërë ekzaminime mbi trupat e personave të vdekur nga përdorimi i drogës.

Skuadra e udhëhequr prej dr. Benno Hartung, kreu 15 ekzaminime. Ata bënë teste toksikologjike dhe gjenetike për të kuptuar shkakun e vdekjes. Ata zbuluan se vdekja e dy pacientëve nuk kishte ardhur prej asgjëje tjetër, përveç përdorimit të marijuanës.
Të dy këta njerëz ishin burra që kishin vdekur, pasi zemra kishte filluar t’u rrihte shumë shpejt ose shumë ngadalë. Shkencëtarët zbuluan se ky ndryshim i ritmit të zemrës, i quajtur aritmi, ishte shkaktuar prej kanabisit.
Arsyeja përse të dyja vdekjet ndodhën, është për shkak se kishin konsumuar drogë pak orë përpara vdekjes dhe asnjëri prej tyre nuk kishte probleme me zemrën.
Teksa kërkuesit gjermanë besojnë se kanë provuar se kanabisi mund të vrasë, mbetet e panjohur sesi kjo drogë mund të nxisë problemet e zemrës, citon gazeta Shqip.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit