7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Të shërbesh si mjek në Gutan Lindore: ç’shije ka jeta dhe vdekja…

Më të lexuarat

Ndërsa qeveria siriane vijon sulmet e pamëshirshme mbi Gutan Lindore, mjekët e atyshëm vijojnë të jenë në një betejë heroike për të shpëtuar jetë, sidomos fëmijësh.

Familja e Dr. Hamidit jeton tani në një dhomë të improvizuar, dikur një garazh, pikërisht në ndërtesën që dikur ishte shtëpia e tyre e shkatërruar tashmë.

Dr. Hamidi, 50 vjeç, largohet që aty tri herë në javë për të shkuar në një spital aty pranë ku ai shërben si një mjek traumash. Sa herë që puth gruan dhe pesë fëmijët e tij, ai përpiqet të mos mendojë se mund të jetë hera e fundit. Ai ecën drejt spitalit nëpërmjet rrugëve të zbrazëta, të rrënuara, i ndërgjegjshëm për rrezikun e daljes jashtë edhe për disa minuta. Nëse bombardimet janë të rënda dhe ka shumë të plagosur, ai mund të punojë për më shumë se 24 orë pa pushim. Kur i trajton fëmijët e plagosur, ai mendon për fëmijët e tij dhe në pushimet e shkurtra nga pacienti në pacient, ai lutet për jetën e tyre.

Siria sapo ka hyrë në vitin e tetë të luftës. Llogaritet që më shumë se 400,000 njerëz janë vrarë ose janë zhdukur. Tre nga fëmijët e vet Dr. Hamidit, si dhe shumë prej fëmijëve të ardhur me plagë në spitalin e tij, kurrë nuk e kanë njohur paqen.

“Shumica e fëmijëve që vdesin kanë marrë plagë të ndryshme nga bombardimet”, thotë ai nën dëshpërim, e më pas flet për ata që mund të shpëtojnë.

“Këta fëmijë kanë nevojë për kirurgë të specializuar dhe shtatë deri në 14 ditë për kujdes intensiv”, tha ai. “Shumë njerëz mund të shpëtohen, por në Londër. Këtu në Guta nuk mund të bëjmë asgjë”. Mjekët e përshkruajnë punën e tyre si një betejë për të shpëtuar njerëzit nga vdekja, me pak ose aspak vend për t’ju shpëtuar gjymtyrët, për të ruajtur pamjen ose për të parandaluar infeksionet fatale. Trajtimi i suksesshëm, thonë ata, qëndron mes jetës dhe vdekjes.

Këtë javë, një djalë pesëvjeçar mbërriti në duart e Dr. Hamidit me plagë të shumta, ku veçoheshin thyerjet e krahëve dhe këmbëve. “Kjo është e ardhmja e tij”, tha ai. “Por djali është i gjallë dhe ky është një sukses”.

Të njëjtën ditë një vajzë 18-muajsh u soll me një çarje masive në kofshën e saj pas një sulmi me bombë-fuçi.

 “Ne nuk dimë nëse në të ardhmen ky fëmijë do mund të ecë, apo ta këtë këtë këmbë, por ajo është e gjallë. Një sukses”. Në të njëjtën javë, pesë fëmijë të vegjël të cilët u sollën te Dr. Hamidi vdiqën. “Kur kemi të bëjmë me fëmijët, shpresojmë që Zoti do t’i shohë ata”, tha ai, duke lënë një psherëtimë të gjatë e të thellë. “Më vjen keq, fjalët nuk mund ta shprehin këtë.”

Sulmet qeveritare nuk kanë kursyer as objektet spitalore, siç ka informuar Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një e treta e spitalit ku shërben Dr. Hamidi është e dëmtuar.

Aty ku mjekohet është plot me të plagosur, duke e bërë të vështirë lëvizjen. E ndodh që në ditë të veçanta dyshemeja të mbushet me trupa të vdekurisht që nuk mund të hiqen.

Në të gjithë Gutan Lindore, stafi mjekësor është fizikisht dhe emocionalisht i raskapitur, tha Lorena Bilbao, koordinatore e Sirisë për Mjekët pa Kufij. “Ata kanë punuar pothuajse pa ndërprerje, me shumë pak orë gjum, pa u ushqyar rregullisht, dhe nën ankth e frikë nga bombardimet”, tha ajo.

Marrë me shkurtime nga BBC – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit