-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

SHBA e thotë hapur/ Kokaina e kapur, shenjë që trafiku është rritur

Më të lexuarat

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar në lidhje me kapjen e një sasie kokaine, e cila vlerësohet në 180 milionë euro me ccmimin e tregut.

Ambasada thekson se është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

 “Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Administrata Anti-Drogë e Shteteve të Bashkuara (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane dje në Durrës.

Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroinës që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera është në rritje.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës,”*- thuhet në deklaratë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit