2.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Franca nxjerr jashtë ligjit prostitucionin?

Më të lexuarat

Parlamenti Francez nisi diskutimin e një projektligji, i cili synon të nxjerrë jashtë ligjit prostitucionin, duke vendosur gjoba të rënda për këdo që do të paguajë per të bërë amoralitet(kurvëri).

Prostitucioni është i ligjshëm në Francë dhe aktualisht vetëm detyrimi për prostitucion apo shfrytëzimi i minoreneve është i dënueshëm.
Nëse projektligji do të konkretizohet, të gjithë ata që do të kapen duke paguar mund të gjobiten deri në 1 500 euro.
Kritikët e këtij ligji thonë se nxjerrja jashtë ligjit e prostitucionit nuk do të shërbejë për të penguar këtë fenomen, por vetëm sa do të favorizojë tregun e paligjshëm, në një vend ku numërohen zyrtarisht 40 mijë prostituta.
Disa figura publike, midis të cilëve edhe aktorja Catherine Deneuve, kanë ndërmarrë një nismë duke i kërkuar qeverisë që të rimarrë në konsideratë këtë projektligj.
Pavarësisht opozitës, socialistët në pushtet kanë një shumicë të rëndësishme në Parlament, ndaj me shumë gjasa kjo nismë e qeverisë mund të konkretizohet në ligj.
Një rezolutë për ndalimin e prostitucionit u trajtua edhe në vitin 2011, me Parlamentin që miratoi ndalimin me një unanimitet thuajse të plotë, por ligji nuk hyri në fuqi për shkak të tejkalimit të afateve parlamentare. /

tch/kohaislame

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit