Ferhunda Hasani, është një profesore, e shkencës së gjeologjisë, në Universitetin Amerikan të Kajros dhe është kryetare e Këshillit mbi Zhvillimin Njerëzor dhe qeverisjes vendore, në Asamblenë e Këshillit (Dhoma e Dytë e Kuvendit Egjiptian).
Dr. Ferhunda Hasani, është diplomuar, në shkencën e kimisë dhe gjeologjisë, të Universitetit të Kajros, zotëron një mastër, në shkencën e shtetit solid, të Unversitetit Amerikan të Kajros dhe një doktoraturë, në shkencën e gjeologjisë, në Universitetin e Pitsburgut në Sh.B.A. Sërish Dr. Ferhunda Hasani, është një nga bashkëkryetaret, e bordit të këshillimit gjinor, në këshillin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në fushën e shkencës dhe teknologjisë për zhvillimin.
Mijra vite më parë, bota muslimane dha kontribute të pakrahasueshme në shkencë. Muslimanët sollën metoda të reja eksperimentimi, vëzhgimi dhe matjeje. Këtu po përmendim vetëm disa emra: Huarezmi (lindi në vitin 825 pas erës sonë), i cili shpiku shkencën e algjebrës (e cila e ka prejardhjen nga një fjalë arabe “el-xhebr”) si dhe shkencën e algoritmit, e cila e ka prejardhjen drejtpërdrejtë nga emri i tij; Ibn Hejthemi (lindi në vitin 1039 pas erës sonë), shkroi ligjet e pasqyrimit dhe përthyerjes së spektrit të dritës dhe shpjegoi parimet e inertësisë (shumë kohë përpara se Isaac Newtoni, të përpilonte teoritë e tij).
Ibn Sina ose siç njihet ndryshe Avicenna (lindi në vitin 980 të erës sonë, në kufinjtë e sotëm të shtetit të Uzbekistanit), shkroi veprën me titull: “Kanun Fi’t-Tibbi” (Ligji i Mjekësisë), një vepër 318 faqëshe, me përmbajtje mjekësore, e cila shërbeu si themeli, i të tërë mësimeve, në fushën e mjekësisë, si në Europë dhe në Lindjen e Mesme, për qindra vite me radhë. Ashtu siç ka përkufizuar dhe historiani i shkencës George Sartoni: “Theksoj se kryesisht është shumë e qartë, se arritjet e epokës së Mesjetës, ishin krijimi i shpirtit eksperimentues dhe kjo ndodhi kryesisht falë studiuesve muslimanë, të shekullit të XXII”.
Megjithatë në ditët tona, numri i dokumenteve, të studimit origjinal të botuar, nga shkencëtarët në vendet muslimane, është vetëm 0.1 %, të numrit të botuar, në krahasim me shkencëtarët, në vendet e Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne na mbetet vetëm shpresa, se kjo prirje do të ndryshojë, duke u nisur nga fakti, se shumë vende muslimane, po hapin universitete të reja dhe po paraqisin një larmi programesh arsimore dhe edukuese, me qëllimin e përmirësimit të aftësive të tyre, në shkencë dhe në teknologji. Për shembull nga 18 universitet e Egjiptit, në të cilat janë regjistruar gjithsej 1.187.926 studentë, pesë universitete janë hapur, vetëm në katër vitet e fundit. Por pavarësisht këtyre zhillimeve, gjendet një pabarazi e madhe gjinore, mes burrave dhe grave muslimane, kur bëhet fjalë për arsimimin në lëndët e shkencës dhe teknologjisë.
Në shumë vende muslimane, diskriminimi i mbështetur, në dallimin gjinor, i gërshetuar me pengesat shoqërore dhe kulturore, kufizon qasjen dhe pjesëmarrjen e grave, në nivelet e larta të arsimimit. Disa njerëz, aludojnë se këto pengesa, burojnë nga mësimet islame, por këto aludime janë të paqena. Mësimet e të dërguarit fisnik Muhammedit (p.q.m.t.) të Islamit, vënë theksin në “kërkimin e dijes, si një detyrë parësore, e çdo muslimani dhe muslimaneje, që nga djepi deri në varr” duke cituar hadithin profetik: “Kërkimi i dijes dhe i shkencës është një detyrim, për çdo muslimani dhe muslimaneje”.
Sërish citojmë se një e teta (afërsisht 750 ajete), të Kur’anit Famëlartë (Libri i Shenjtë i Muslimanëve), i nxit besimtarët muslimanë, që të studiojnë natyrën, të kthjellohen, të meditojnë dhe të shfrytëzojnë arsyen në maksimum, në studimet e tyre, drejt së vërtetës madhore.
Arsimi shkencor, në shumicën e vendeve muslimane, fillon në moshën 6 ose 7 vjeç dhe mësimi i tij i detyrueshëm, për të dyja gjinitë, djemtë dhe vajzat vijon deri në moshën 15 vjeç. Më pas degët kryesore të shkencës, studiohen të ndara në 2 ose 3 vite, në arsimin e shkollës së mesme. Në programet mësimore të shkencës, së këtyre shkollave, vajzat regjistrohen më pak se sa djemtë, si pasojë e paragjykimeve të pranishme, në strukturën arsimore, të cilat i japin shtysë, vajzave në studimin e arteve të bukura dhe të sjelljeve të natyrës njerëzore.
Ka një sërë arsyesh për këtë dukuri, duke nisur që nga lidhjet, me stereotipin gjinor, perceptimet e gabuara, se shkenca dhe teknologjia, janë lëndë më të përshtatshme për djemtë dhe dështimi i programit mësimor, në lidhje me shkencën dhe teknologjinë, në jetën e përditshme të grave. Megjithatë mekanizmi vetëpengues, mes shkollave të vajzave, i cili ndikon jo vetëm, në numrin e grave të reja, që regjistrohen në universitete, për të studiuar lëndët e shkencës dhe teknologjisë, por dhe si pasojë e ngurrimit, të grave të talentuara, në paraqitjen e vlerave dhe pikëpamjeve të tyre, në tregun botëror të punës, të mbizotëruar nga burrat.
Vendet muslimane, ndryshojnë nga kultura, traditat, zakonet, sistemet shoqërore dhe nga shumëllojshmëria e gjërë, e qëndrimeve kundrejt arsimimit të grave, në nivelin universitar. Fjala vjen në Egjipt, gratë kanë shkuar në universitete që në vitin 1920, ndërsa në disa vende të tjera muslimane, arsimimi universitar, është një dukuri bashkëkohore. Megjithatë gratë në shumë vende muslimane, gëzojnë të drejtën e arsimimit universitar, ato gra në zonat e thella dhe tradicionale fshatare shpesh herë, nuk e ushtrojnë këtë të drejtë, si pasojë e shkaqeve ekonomike ose familjare.
Përqindja e grave të regjistruara, në kurset universitare, të shkencës dhe teknologjisë, variojnë nga 70 % në Emiratet e Bashkuara Arabe, deri në 8 % në Xhibuti. Gratë përbëjnë 35 % e studenteve universitare në Egjipt. Në disa lëndë të veçanta, siç janë shëndeti publik, në Universitetin e Libanit, lëndës së kimisë në Irak dhe lëndës së farmacisë, në universitetet siriane, numri i studenteve universitare, është më i lartë se sa numri i studentëve. Gratë priren në parapëlqimin e regjistrimit, në shkencat e jetës dhe kimi, shumë pak nga ato pëlqejnë, studimin e fizikës, matematikës dhe inxhinierisë. Kjo vjen më shumë si pasojë e studenteve, në zgjedhjen e këtyre lëndëve, se sa diskriminimi aktiv i sistemit arsimor.
Kjo prirje vihet re dhe në mesin e studenteve amerikane dhe europiane, si për shembull në Bashkimin Europian, gratë përbëjnë 40 % të studenteve në shkencat natyrore, 28 % në matematikë dhe në shkencat kompjuterike dhe 20 % të studenteve në inxhinieri. Në kohët e fundit, vihet re një ndryshim i vogël, por i dallueshëm, në zgjedhjen e llojit të lëndëve shkencore, nga gratë muslimane, në shtimin e numrit të studenteve, në zgjedhjet e kurseve shkencore, të inxhinierisë, fizikës, matematikës, shkencave kompjuterike dhe të tokës. Për ta ilustruar këtë, citojmë se në Universitetin e Libanit, përqindja e grave që studiojnë inxhinieri, u rrit nga 16 % në 20 % në vitin shkollor 1996-1997, ndërsa në Siri, përqindja e përgjithshme e grave, që studiojnë inxhinieri civile, u rrit nga 14.4 % në vitin 1980, në 30.5 % në vitin 1994.
Inkurajimi i kësaj prirjeje, nuk nënkupton domosdoshmërisht, raste më të mëdha, për të bërë karrierë, që i presin gratë, që diplomohen në lëndët shkencore. Në vendet muslimane, rastet për karrierë, për femrat e diplomuara, në universitet shkencore, institutet e studimit dhe organizatat shkencore, janë shumë më të kufizuara, se sa ato të burrave, veçanërisht për sa i përket posteve drejtuese, ndonëse statistikat e sakta, lënë shumë për të dëshiruar.
Qasja nga letërsia e botuar, kryesisht diskuton se si ndryshimet teknologjike, kanë ndikuar në përmbushjen e detyrave shtëpiake, të grave në mjedisin e punës, në të cilat janë zëvendësuar, nën udhëheqjen e pajisjeve automatike. Në Egjipt një vëzhgim i kryer, nga Këshilli i Lartë i Unversiteteve, për vitin shkollor 1995-1996, lajmëron se në lëndë si kimia dhe stomatologjia, më shumë se 40 % të studenteve janë gra; në shkenca 25 % janë gra, por kjo përqindje ulet në më pak se 10 %, për sa i përket, degëve të inxhinierisë dhe teknologjisë. Ndoshta është një befasi, se këto statistika, janë shumë të ngjashme, me ato të universiteteve amerikane, në të cilat gratë përbëjnë 50 % të fakulteteve, të shkencës së shëndetësisë, 23.8 % të fakulteteve, të shkencave biologjike dhe 6.1 % të fakulteteve të inxhinierisë.
Ekziston një prirje për shkencëtaret, me diploma doktorature, që të përqendrohen në mësimdhënien dhe studimet në mjedisin universitar. Megjithatë kjo prirje, pritet që të ndryshojë, sepse sipas vëzhgimit të vitit shkollor 1995-1996, të kryer nga Akademia Egjiptiane e Studimeve Shkencore dhe Teknologjike, gratë përbëjnë 43 % të fuqisë punëtore, në institutet e studimeve jouniversitare (si p.sh. Qendra e Studimeve Kombëtare, Instituti i Studimit të Naftës dhe Instituti Kombëtar i Astronomisë dhe i Gjeofizikës).
Gjenden një mori dukurish shoqërore dhe kulturore, që kufizojnë rastet e përparimit në karrierë, në shkencë dhe teknologji për gratë muslimane. Këto të fundit kryesisht, janë rritur dhe arsimuar, në një shoqëri të mbizotëruar nga meshkujt, me qëndrime shumë tradicionale dhe paragjykuese. Këto qëndrime ndryshojnë shumë, jo vetëm nga njëri vend musliman tek tjetri, por edhe mes fjala vjen zonave qytetare dhe fshatare, të të njëjtit vend. Dukuri të tjera të mirënjohura, në mesin e grave perëndimore, gjithashtu janë të pranishme, si p.sh. sfida e përgjegjësive të ndryshme, për shtëpiaken dhe familjen (në përgjithësi për familjen e zgjeruar), me karrierën profesionale.
Për më tepër, si pasojë e rezistencës së shoqërive shkencore, ndaj ndryshimit dhe vetë shkencës, e cila përparon me një shpejtësi marramendëse, është jashtëzakonisht e vështirë, për një grua për t’u rifutur në fuqinë punëtore të shkencës, në një kohë kur ajo, e ka lënë mënjanë karrierën e saj, për të ngritur një familje.
Një vështrim tek shkencëtaret, në fusha të ndryshme, në shume vende muslimane, tregon se sa më i fuqishëm është institucioni shkencor, aq më pak i hapur është ai, për të pranuar gratë, në mesin e posteve drejtuese. Ndërsa në vendet e tjera të zhvilluara, ose në zhvillim e sipër, mungesa e grave në rolet dhe postet udhëheqëse, të përgjegjësisë në institucioneve, ka të bëjë me shkencën politike dhe qeverisëse. Në pak vende muslimane, përqindja e shkencëtareve, në postet drejtuese dhe politikëbërëse është në rritje, por në një raport të ulët, me numrin e grave në rritje, të kualifikuara për mbajtjen e këtyre posteve.
Pavarësisht paragjyimeve dhe pengesave në vendet muslimane, shkencëtaret kanë arritur një përparim, për t’u patur parasysh, në një epokë të shkurtër kohore. Megjithatë është një kurbë në rritje, e shkencëtareve të kualifikuara, në disa vende muslimane, shumë pak gra në universitete dhe në institutet e studimit janë drejtore, dekane, kryetare të degëve, drejtore katedrash, kryetare të instituteve, drejtore të sektorëve dhe laboratoreve.
Shumë pak shkencëtare, janë të përfshira në jetën politike të vendeve të tyre, ndonëse ato që janë përfshirë, kanë vërtetuar se janë mbrojtëse të forta, për zhvillimet shkencore dhe teknologjike dhe për mbrojtjen e mjedisit. Themi se është e rëndësishme, se shumë shkencëtare muslimane, janë inkurajuar për të hyrë në politikë, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet.
Shumë pak shkencëtare muslimane, nga vendet muslimane, shërbejnë në disa poste, në këshillët kombëtarë dhe ndërkombëtarë, në të cilët gjejnë mundësinë, për të promovuar shkencën dhe teknologjinë, në të dyja nivelet, si atë kombëtar dhe atë botëror. Për shembull në Egjipt, Venice Gouda një kimiste me doktoraturë, shërbeu si ministre, e studimeve shkencore, nga viti 1994 deri në vitin 1997. Drejtoria zbatuese e Organizatës së Tretë Botërore për Gratë në Shkencë (TWOWS), përfshin shkencëtaret muslimane, që nga Nigeria, Jordania, Kuvajti dhe Egjipti.
Ndonëse janë bërë përparime, në arsimimin e grave, nga vendet muslimane, në shkencë dhe teknologji, rruga për t’u përshkuar është ende e gjatë. Ashtu siç është shprehur dhe Kofi Annani, ndërsa ai lëshonte një nismë, në fillim të këtij viti, për arsimimin e vajzave: “Na lini të vërtetojmë, se shoqëria e cila i jep autoritet grave të saj, është një shoqëri e sigurtë, që ecën drejt suksesit”.
Burimi : http://iuvmpress.com/