3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Allahu akbar!” Një frazë e përditshme, që sulmet e njollosën

Më të lexuarat

Kur H. A. Hellyer shëtit me familjen e tij, të huajt ndonjëherë i afrohen atij dhe i thonë, “Allahu Akbar!”

Shumë perëndimorë mund ta kenë të vështirë të besojnë këto kohë, por Hellyer nuk zmbrapset nga frika.

“Unë jam duke shëtitur me fëmijët e mi,” thotë ai, “dhe dikush afrohet e thotë: ‘Oh, janë kaq të bukur. Allahu akbar’. Dhe unë i them me shaka: ‘Faleminderit – tani mos fol më me fëmijët e mi’.”

Fraza arabe, që do të thotë thjesht “Perëndia është i madh”, ndonjëherë duket të jetë ndërthurur me terrorizmin.

Shoferi i një kamioni që mori përpara 20 vetë në një rrugë biçikletash në Manhattan të martën, thuhet se ka thirrur “Allahu akbar!”, para se të qëllohej nga një polici. Personat që kryen sulmin në gazetën franceze “Charlie Hebdo” në vitin 2015, thirrën këtë frazë gjatë sulmit. Dhe “Allahu akhbar!” jehoi në, ndërsa një ushtar britanik u u sulmua pranë një kazerme ushtarake në vitin 2013, dhe më pas u ther e vdiq.

Por për z. Hellyer dhe muslimanë të tjerë, Allahu Akbar është një thënie kaq e zakonshme, saqë as nuk vihet re. “Është një shprehje krejt e parrezikshme,” thotë ai.

Origjina e saj është eksplicite fetare. Thuhet në thirrjen e falje, që dëgjohet pesë herë në ditë dhe në faljet që e pasojnë atë.

Por dëgjohet edhe shumë larg nga xhamia.

“Diçka e mirë do të ndodhë dhe njerëzit do të thonë, ‘Urime’ – dhe ata do të shpallin madhështinë e Perëndisë, si një mënyrë për të njohur atë që ata e shohin si bekim hyjnor”, thotë z. Hellyer, një dijetar i fesë dhe politikës në Këshillin e Atlantikut, që jeton në Londër.

Përdorimi i saj mund të jetë edhe më pak i frymëzuar nga hyjnorja.

“Le të themi se ekipi juaj i futbollit po kryen një sulm”, thotë Ahdaf Soueif, një shkrimtar egjiptian. “Ju mund të thoni ‘Allahu Akbar, Allahu Akbar, Allahu Akbar,” dhe kështu nxisni lojtarët: ‘Shkoni shënoni, shkoni shënoni, shkoni shënoni”. Në mënyrë edhe më prozaike, thotë Soueif, “ju mund të shikoni një grua me të vërtetë të bukur, apo një djalë të pashëm, dhe të thoni ‘Allahu Akbar’”.

Por fraza – për habinë, por edhe shqetësimin e myslimanëve – është përvetësuar edhe nga xhihadistët, të cilët pretendojnë se Islami justifikon sulmet e tyre mbi civilët e pafajshëm, në emër të Zotit.

Dhe në kohëra plot tension, vetë gjuha mund të shndërrohet në barrierë.

Vitin e kaluar, për shembull, një student i Berkeley u dëbua nga një fluturim i Southuest Airlines pasi një pasagjer tjetër e dëgjoi atë duke folur në telefon, teksa i thoshte xhaxhait të tij se do ta telefononte kur të mbërrinte, “inshallah”. Kjo frazë do të thotë “Dashtë Zoti” dhe – në Perëndim – përdoret gjerësisht në biseda.

Dhe në vitin 1999, kur një avion i EgyptAir u përplas në mënyrë të pashpjegueshme në Oqeanin Atlantik, hetuesit amerikanë konkluduan se rrëzuar me dashje, sepse regjistruesi i zërit kapte një anëtar të ekuipazhit duke thënë: “Tavakilt ala Allah” – “Unë kam besim te Perëndia”.

Për veshët e hetuesve, fraza sugjeronte një qëllim të keq. Por për shumë muslimanë, ishte thjesht një njeri që pranonte fatin e tij.

Megjithatë, kur është fjala për Allahu Akbar, nuk mohohet se kuptimi i saj, mund të varet nga kush e thotë.

Znj. Soueif merr shembull përdorimin e shprehjes nga i dyshuari në sulmet e Manhatanit. Ai sugjeron se në fund të fundit, ajo ka pak kuptim real.

“Njerëzit mund të lexojnë titujt rreth sulmit dhe thonë: ‘Oh, ai tha ‘Allahu akbar’, kështu që do të thotë diçka,’” tha ai. “Epo, me siguri do të thotë se ai tipi po mendon që do të thotë diçka – por kjo nuk do të thotë që dikush që thotë ‘Allahu akbar’ papritmas do të bëjë ndonjë veprim të dhunshëm. Larg qoftë”.

Mohamed Andeel, një karikaturist dhe shkrimtar egjiptian, pyet nëse ia vlen të përpiqet t’u mësojë jo-muslimanëve kuptimin e vërtetë të Allahu Akbar.

“Nëse u thoni njerëzve që të mos kenë frikë nga diçka,” thotë ai, “ata do të mësojnë të kenë frikë nga diçka tjetër”. / The New York Times – Bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit