4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Siri, më shumë se 1 000 fëmijë rrezikohen nga vdekja

Më të lexuarat

Në Gutën Lindore, rajon i kryeqytetit të Sirisë, Damask, i cili ndodhet nën rrethim tashmë pese vite, 1.114 fëmijë ballafaqohen me rrezikun e vdekjes për shkak të mungesës së ushqimit dhe të barnave, shkruan Anadolu Agency (AA).

Në Gutën Lindore, e cila përfshin pjesët lindore të Damaskut dhe që shtrihet në rreth 105 kilometra katrorë, jetojnë rreth 400 mijë civilë.

Rajoni i cili ndodhet nën rrethim tashmë pese vite, gjatë luftës së brendshme është cak i sulmeve intensive ajrore të regjimit.

Deri në prill 2017, në këtë rajon përmes rrugëve sekrete, tunelëve dhe tregtarëve është futur vetëm një sasi e caktuar e ushqimit.

Pasi që forcat e regjimit dhe grupet e huaja terroriste në shtatë muajt e fundit shtrënguan edhe më shumë rrethimin, në rajon nuk mund të futet sasi e mjaftueshme e ushqimit dhe barnave.

Në fund të shtatorit të këtij viti në rajon ka hyrë një autokolonë me 42 kamionë të ndihmës, në organizim të Kombeve të Bashkuara dhe Kryqit të Kuq, por kjo ndihmë ishte e mjaftueshme vetëm për 6 për qind të popullsisë dhe nuk përmbushte nevojat emergjente.

Sipas informacioneve të mbledhura të gazetarëve të AA-së nga kuvendet lokale të qeverisë së përkohshme të formuar nga opozitarët, në rajon ku javën e kaluar kanë humbur jetën dy foshnja, 1.114 fëmijë janë në rrezik të vdekjes për shkak të ushqimit të pamjaftueshëm.

Të dhënat tregojnë prej tyre 232 fëmijë kanë nevojë për mbështetje shëndetësore, kurse 882 të tjerë ndodhen në grupin e rrezikut të nivelit të mesëm.

Ndërkaq 1.500 fëmijë ushqehen me ushqime të pashëndetshme.

Sipas informacioneve 559 të sëmurë nga kanceri në Gutën Lindore, përpiqen të mbijetojnë në mungesë të kimoterapisë.

Në tre muajt e kaluar nga kanceri kanë vdekur 20 persona prej të cilëve 5 fëmijë. Në rajon aktualisht ofrohen vetëm 3 për qind të barnave nga 32 lloje të cilat nevojiten për kimoterapi.

Para pak kohësh në rajon ofrohej ndihmë për 40 për qind nga 17 mijë e 700 foshnja të moshës nën 2 vjeç, kurse tani të gjithë janë në nevojë për ndihmë.

Në rajon ka 8.500 foshnja nën moshën 6 muajsh, kurse 9.200 të tjerë të moshës prej 6 muajsh deri në 2 vjeç.

– Afro nëntë mijë jetimë në nevojë për ndihma emergjente

Vetëm 3.640, pra 29 për qind nga 12 mijë e 517 jetimëve të rajonit arrijnë të marrin mbështetje nga organizatat civile të opozitarëve.

Kështu 8.907 jetimë të tjerë dhe 3.814 nëna të ve presin ndihma emergjente.

Në nevojë për ndihmë janë edhe 721 foshnja jetimë në moshën kur kanë nevojë për qumështin e nënës.

Ndër të tjera thuhet se 442 nga 2.432 persona me aftësi të kufizuara në Gutën Lindore janë jetimë.

550 të persona me aftësi të kufizuar kanë mbetur të gjymtuar për shkak të sulmeve të regjimit.

Në rajon ndodhen 525 fëmijë me aftësi të kufizuara mendore, 424 të verbër dhe 638 në gjendje të paralizuar.

Personat me aftësi të kufizuar, në gjendje të paralizuar ndodhen në grupin me rrezik të madh për shkak të mos furnizimit me barna për të cilat kanë nevojë.

– Uji, “armë” e regjimit

Rrjeti i furnizimit me ujë në Gutën Lindore nuk funksionon tashmë tre vite.

Rrjeti i cili u shkatërrua në sulmet e regjimit, më parë në sulmet kimike ka mbetur jashtë përdorimit.

Uji, të cilin regjimi e përdorte si “armë” mund të nxirret vetëm nga puset.

Çmimi i ujit, për të cilin fëmijët hyjnë në radhë për të mbushur bidonët për një orë është rreth 7 euro.

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) në raportin e 24 tetorit njoftoi se të paktën 397 civilë, 296 prej tyre fëmijë dhe 67 gra, kanë humbur jetën për shkak të rrethimit të zbatuar për pesë vite nga regjimi sirian në Gutën Lindore.

Në raport thuhet se sulmet e forcave të regjimit dhe atyre ruse janë duke vazhduar përkundër marrëveshjes për zonat e deeskalimit.

Sipas raportit, që nga 22 korriku e deri më tani janë ndërmarrë 23 sulme ndaj vendbanimeve civile, ku katër prej tyre ishin ndaj institucioneve shëndetësore.

Sipas raportit çmimi për një kilogram oriz në rajon është rreth 2.300 funta siriane (rreth 4 euro) kurse një kilogram sheqer 5.700 funta siriane (rreth 9.5 euro)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit