4.5 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

KS i OKB-së mbajti seancën e hapur në lidhje me ngjarjet e dhunës në Arakan

Më të lexuarat

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterresh (Antonio Guterres) i njoftoi vendet anëtare në lidhje me situatën në Arakan.

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, ambasadorja Niki Hellej (Nikki Haley) deklaroi se është e nevojshme që vendet që i shesin armë Mianmarit ta pezullojnë këtë zbatim.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së me kërkesë të 7 vendeve është mbledhur në një seancë të hapur për të diskutuar në lidhje me ngjarjet e dhunës në vazhdim ndaj myslimanëve të Arakanit në Mianmar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterresh (Antonio Guterres) i njoftoi vendet anëtare në lidhje me situatën në Arakan.

Duke tërhequr vëmendjen se kriza e filluar më 25 gusht në Mianmar vjen duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë dhe se duhet të vihet në veprim urgjentisht për ato që po ndodhin në terren në Arakan, Sekretari Guterresh tha: “Kjo situatë është kthyer në krizën e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në botë, në krizë humanitare dhe në makth të shkeljes të të drejtave të njeriut”.

Antonio Guterresh nga zyrtarët e Mianmarit kërkoi që tu japin fund menjëherë operacioneve ushtarake, të lejojnë hyrjen e ndihmave humanitare dhe kthimin e sigurt dhe në mënyrë të ndershme të refugjatëve në vend.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së gjithashtu tha se numri i refugjatëve të ikur nga dhuna në Mianmar dhe të strehuar në Bangladesh doli mbi 500 mijë, ndërsa bëri të ditur se 94% të të zhvendosurve janë nga Arakani.

Guterresh tha se fatkeqësia humanitare do të shkaktojë radikalizëm dhe paralajmëroi se njerëzit e pambrojtur do të mund të bien në duart e trafikantëve të qenieve njerëzore.

“Kemi dëgjuar deklarata të tmerrshme nga të arratisurit, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Nga këto deklarata kemi kuptuar se është përdorur dhunë joproporcionale, janë bërë shkelje serioze të të drejtave të njeriut, është hapur zjarr mbi civilët, janë përdorur minat dhe është zbatuar dhuna seksuale”, bëri të ditur Guterresh.

“Edhe pse zyrtarët e Mianmarit deklaruan se operacionet ushtarake kanë marrë fund më 5 shtator, banorët e Arakanit ende janë duke u zhvendosur dhe po vazhdohet me djegien e fshatrave myslimane”, njoftoi Guterresh dhe vijoi duke thënë se nga 471 fshatra në veri të Arakanit janë boshatisur 176 prej tyre.

Edhe përfaqësuesja e përhershme e ShBA-së në OKB, ambasadorja Niki Hellej deklaroi se ushtria e Mianmarit ka kryer spastrim etnik ndaj myslimanëve të Arakanit.

Në fjalën e saj të mbajtur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së tha se “Në këtë Këshill janë folur që moti fjalët e vullnetit të mirë dhe tani ka kaluar koha. Tani duhet të vihemi në veprim ndaj ushtrisë së Mianmarit, e cila bëri krime, ndaj atyre që nxitën urrejtjen. Ata që kryen krime duhet të shkarkohen nga detyra dhe të gjykohen. Vendet, të cilat i shesin armë ushtrisë së Mianmarit duhet ta pezullojnë këtë”.

Ndërkaq përfaqësuesi i përhershëm i Francës në OKB, ambasadori Frasua Delatre (François Delattre) nga qeveria e Mianmarit kërkoi që t’u jap fund aktiviteteve ushtarake dhe ngjarjeve të dhunës në Arakan dhe të lejoj dërgimin pa pengesa të ndihmave humanitare në rajon.

Delatre rikujtoi se vendi i tij do të marr kryesimin e radhën të KS të OKB-së në tetor dhe tha se ata do të vazhdojnë ta mbajnë në rend të ditës këtë çështje gjatë kryesimit të tyre.

Edhe përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, ambasadori Vasili Nebenzia (Vassily Nebenzia) në fjalën e tij të mbajtur këtu kërkoi që ngjarjeve në Arakan ti qasen me objektivitet dhe se shprehjet “gjenocid dhe spastrimi etnik” duhen të përdoren më me kujdes.

Ndërsa përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, ambasadori Vu Haitao (Wu Haitao) deklaroi se qeveria e Mianmarit bën përpjekje për gjetjen e zgjidhjes së problemit dhe se ngjarjet kanë filluar të qetësohen ndërsa nga shoqëria ndërkombëtare kërkoi durim dhe mirëkuptim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit