3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kërpurdhat dhe vitamina D

Më të lexuarat

Kërpudhat mund të ndihmojnë në zvogëlimin e konsumit të mishit të kuq, si dhe mund të sigurojnë vitaminë D si shtojcë ushqimore.

Studiuesit në Shkollën Bloomberg të Shëndetit Publik pranë universitetit Johns Hopkins i dhanë një grupi të rriturve mbipeshë çdo ditë një sasi kërpudhash në vend të mishit. Një grup i dytë iu nënshtrua një diete standarde për pakësimin e peshës. Në fund të studimit që zgjati 1 vit, personat që kishin përdorur kërpudha në dietën e tyre humbën më shumë kilogramë të peshës trupore dhe e ruajtën këtë humbje më mirë se personat e grupit tjetër.
Sipas VoA-së, në një studim tjetër nga shkencëtarë në Universitin e Bostonit, pjesmarrësve në studim të ndarë në 3 grupe, iu dhanë për 12 javë gjatë dimrit vitamina shtesë D2, D3, dhe pluhur kërpudhash. Në fund të studimit, nuk u vu re asnjë ndryshim në nivelet e vitaminës D në mesin e 3 grupeve, duke treguar se kërpudhat janë një burim i mirë natyror për vitaminë D.
Dihet se vitamina D, e cila është e rëndësishme për shëndetin e kockave, muskujve dhe sistemin imunitar, prodhohet natyrshëm kur lëkura e njeriut ekspozohet ndaj diellit.
Është fakt gjithashtu se të dy këto studime u financuan nga “The Mushroom Council”, një grup i prodhuesve dhe importuesve amerikanë të kërpudhave./infoglobi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit