Turqia po tregon përpjekje intensive në arenën ndërkombëtare për të njoftuar botën për dramën që muslimanët në Arakan përjetojn
ANKARA (AA) – Turqia po tregon përpjekje intensive në arenën ndërkombëtare për të ndaluar rritjen e masakrës dhe persekutimit i cili vazhdon që nga 25 gushti e deri tani nga ushtria dhe nacionalistët budistë kundër muslimanëve në rajonin Arakan të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që ka përpiluar AA theksohet se sa vjen e përkeqësohet situata njerëzore në Arakan për shkak të sulmeve ku kanë humbur jetën një numër i madh muslimanësh, sulme të cilat vazhdojnë që nga 25 gusht e deri tani nga ushtria e Mianmarit me arsyetimin “luftë kundër militantëve të armatosur”.
Turqia po tregon përpjekje intensive në arenën ndërkombëtare për të njoftuar botën për dramën që muslimanët në Arakan përjetojnë. Në këtë kuadër Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ministri i Jashtëm, Mevlüt Çavuşoğlu, që nga 25 gushti kur ka nisur dhuna e deri tani kanë kryer një sërë telefonatash me liderë, ministra të vendeve dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me lideren e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, në lidhje me masakrën dhe dramën njerëzore në Arakan.
Në bisedë Erdoğan ka theksuar se ka krijuar një shqetësim të madh në të gjithë botën kryesisht në botën islame rritja e shkeljeve të të drejtave të njeriut kundrejt muslimanëve në Arakan. Në shkëmbimin e pikëpamjeve në lidhje me këtë çështje, Erdoğan dhe Kyi kanë diskutuar se si të zgjidhin krizën aktuale dhe çështjen për dërgimin e ndihmave humanitare për popullatën e rajonit.
Pasi ka rikujtuar se Turqia dënon terrorizmin dhe operacionet që kanë në objektiv civilët e pafajshëm Erdoğan ka tërhequr vëmendjen se shndërrimi i ngjarjeve në një krizë serioze njerëzore kanë shkaktuar shqetësim dhe indinjatë. Ndër të tjera Erdoğan ka vënë në dukje se
Turqia mbështet përpjekjet për zgjidhjen e krizës dhe ka bërë të ditur se duhet të qëndrohet larg përdorimit të forcës jo-porporcinale, si dhe duhet të tregohet ndjeshmëri maksimale që popullata civile të mos dëmtohet.
Erdoğan duke tërhequr vëmendjen se masakrën në Arakan do ta sjellë gjerësisht në axhendën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila do të nisë me 19 shtator në Nju Jork, ka shtuar se këtë çështje do ta diskutojë edhe me liderët.
Duke reaguar se bota ka mbetur “qorre dhe e shurdhër” ndaj masakrës në Arakan, Erdoğan ishte shprehur se Turqia dënon në mënyrën “më të rëndë dhe të ashpër” persekutimin në Arakan.
Në një fjalim të mbajtur pas namazit të Kurban Bajramit në xhaminë Hz. Ali, Presidenti Erdoğan ishte shprehur se “Në Bangladesh kanë kaluar afërsisht 20 mijë persona viktima, njerëz të shtypur. Njerëzit janë larguar nga territoret duke braktisur shtëpitë e tyre, djegiet e fshatrave dhe vrasja e qindra muslimanëve Rohingya. Që të gjitha këto kryhen para syve të gjithë njerëzisë, por fatkeqësisht njerëzimi këtu është i pandjeshëm ndaj tyre. Unë aktualisht si kryetari i radhës i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik kam zhvilluar bisedë me të gjithë liderët e vendeve islame si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Gjithashtu edhe autoritetet e tjera vazhdojnë bisedimet me Këshillin e OKB-së për refugjatët. Ne do ti vazhdojmë këto punime.”
“Ne do të flasim edhe sikur askush të mos flasë. Pak më parë kam kryer një bisedë telefonike me presidentin e Indonezisë. Për shkak se janë edhe kryesues të ASEAN ishte shumë e rëndësishme detyra që do të merrnin këtu dhe na kanë shprehur se do të jetë shumë e rëndësishme sjellja e kësaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Herë pas here nëpër gazeta, televizione apo median social vërej kritika si ‘çfarë lidhje ka Arakani me ne?’. Ata që shprehin këto lloj shprehjes para së gjithash nuk dinë historinë e tyre, nuk njohin paraardhësit e tyre. Madje nuk janë në dijeni se në Mianmar kemi memorial të dëshmorëve. Ndoshta Arakani si pozitë gjeografike është larg, po ashtu sikurse Pakistani, India apo shumë vende në rajon, por edhe ato rajone ndodhen brenda kufijve të botës sonë shpirtërore”, është shprehur ndër të tjera Erdoğan duke njoftuar se në bisedimet dypalëshe do të diskutojë sërish këto çështje në lidhje me krizën në Arakan.
Turqia duke shprehur ndjeshmërinë e saj në këtë çështje është përpjekur të vendosë në lëvizje mekanizmin ndërkombëtar ka bërë të ditur Erdoğan.
İÜ iPasi ka vënë theksin se me Gjysmëhënën e Kuqe dhe me Kryesinë e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) do të vazhdojnë punimet, Erdoğan është shprehur më tej: “Shumë herë nuk mundim të marrim rezultatin e duhur nga përpjekjet që kemi treguar për shkak se bota njerëzore nuk ka dhënë një reagim si e tërë ndaj këtyre masakrave. Ne do të jemi ndjekësit e kësaj çështjeje, ndaj muslimanëve Arakan do të paguajmë edhe borxhin tonë njerëzor, por si popull turk do të tregojmë edhe besnikërinë tonë e cila vjen nga historia. Për aq sa kemi mundësinë do të luftojmë kundër të keqes duke e larguar me dorën tonë, e nëse nuk kemi mundësi për këtë me gjuhën tonë dhe nëse nuk kemi mundësinë edhe për këtë do ta kryejmë me patjetër me zemrën tonë. Të gjitha këto përjetime na tregojnë se duhet të qëndrojmë të fortë si Turqi, duhet të jemi të fortë si popull turk. Jemi të detyruar të jemi një i vetëm të gjithë 80 milionë në këtë vend.”
Diplomacia e ministrit Çavuşoğlu për Arakanin
Në anën tjetër edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, vazhdon bisedimet në mënyrë intensive me homologët e tij dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në lidhje me masakrën kundër muslimanëve në Arakan.
Në këtë kuadër ministri Çavuşoğlu pas pjesëmarrjen në një takim në Baku ai do të kalojë në Bangladesh, ku në vizitën e tij do të diskutojë për situatën e fundit dhe masakrat kundër muslimanëve të Arakanit. Gjithashtu ai do të vizitojë edhe kampin ku qëndrojnë muslimanët e Arakanit në Cox’s Bazar.
Krahas bisedimeve me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të kryera deri më sot, Çavuşoğlu ka diskutuar për situatën e muslimanëve në Arakan edhe me ministrin e Jashtëm të Bangladeshit, Abul Hassan Mahmud Ali, ministren e Jashtme të Indonezisë, Retno Marsudi, ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Anifah Aman, ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheikh Muhamed bin Abdurrahman Al Sani, ministrin e Jashtëm iranian, Xhevad Zarif dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan.
Duke bërë të ditur se Turqia krahas vendeve anëtare të KS-OKB-së ka kontaktuar edhe me ministrat e vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe përfaqësues të tjerë, Çavuşoğlu, ka deklaruar se “Duke kontaktuar me Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët i kemi rikujtuar se duhet të jetë më aktiv dhe se jemi të gatshëm të ofrojmë çdo mbështetje.”
Ministri Çavuşoğlu ka deklaruar ndër të tjera se kanë kontaktuar edhe me Tajlandën e cila ka pritur muslimanët e Arakanit të cilët kanë qenë të detyruar braktisin shtëpitë e tyre apo të largohen nga vendi i tyre nëpërmjet rrugës detare.
Ndihmat humanitare të kryera nga Turqia për muslimanët e Arakanit
Gjysmëhëna e Kuqe Turke 2.275 kurbane këtë vit në Bangladesh i shpërndau për muslimanët e Arakanit të cilët kanë tentuar të kalojnë në Bangladesh duke u larguar nga Arakani. Krahas Gjysmëhënës së Kuqe edhe shumë shoqata kanë shpërndarë kurbanet për muslimanët e Arakanit të cilët kanë mbërritur pranë vendeve në afërsi të kufirit me Bangladeshin.
Gjithashtu edhe Fondacioni Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) në kuadër të aktiviteteve për ndihmë emergjente ka kontribuar me ndihmë me pako ushqimore për mijëra familje në nevojë të cilat kanë mbetur të detyruar të migrojnë nga Mianmari në Bangladesh.
Turqia ka brohoritur “Stop masakrën në Arakan”
Turqia ka reaguar edhe nëpërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe partive politike, duke u protestuar kundër masakrave dhe persekutimet të muslimanëve në rajon.
Turqia me Fondacionin Humanitar për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH), Lëvizjen për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësisë (İHAK), me organizatat e ndryshme të shoqërisë civile dhe popullatën në qytetet Ankara, Stamboll, Sakarya, Konya, Afyonkarahisar, Aksaray, İzmir, Erzurum, Van, Muğla, Kayseri, Nevşehir, Gaziantep, Malatya, Çorum, Muş, Kocaeli, Diyarbakır, Siirt, Bingöl, Mardin, Mersin, Erzincan, ka protestuar kundër masakrës ndaj muslimanëve të Arakanit.
Në sulmet të cilat ushtria e Mianmarit i nisi më 25 gusht në rajonin e Arakanit me arsyetimin e luftës kundër militantëve të armatosur kanë humbur jetën një numër i madh i muslimanëve. Më shumë se 60 fshatra janë djegur, si dhe dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit përpiqen të largohen nga rajoni për shkak se nuk kanë siguri për jetën.
Civilët përpiqen të kalojnë në Bangladesh nëpërmjet rrugës tokësore dhe detare, ku dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë në pritje në rajonet kufitare. Ndërsa theksohet se ka tejkaluar 125 mijë numri i personave të cilët kanë mbërritur në Bangladesh.
Për shkak se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare në rajon numri i të vrarëve nuk mund të përcaktohet saktësisht. Organizatat e shoqërisë civile kanë deklaruar se ka tejkaluar mbi 1.000 numri i civilëve që kanë humbur jetën, ndërsa disa të tjera kanë pretenduar se kjo shifër është me mijëra.
Qeveria e Mianmarit gjithashtu nuk lejon edhe dërgimin e ndihmave humanitare për muslimanët në Arakan që janë nisur drejt rrugës së migrimit apo të cilët kanë mbetur pa shtëpi.