-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

IHH shpërndan ndihma për muslimanët Rohingya

Më të lexuarat

IHH ka shpërndarë pako ushqimore në mesin e 300 familjeve, ndërsa u dërguan tenda për 200 familje dhe materiale kuzhine për 200 familje të tjera

STAMBOLL (AA) – Fondacioni Humanitar Turk për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) ka dërguar ndihmë humanitare tek muslimanët Rohingya, pas raportimeve për viktima dhe zhvendosje në masë në shtetin Arakan të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

IHH ka shpërndarë pako ushqimore në mesin e 300 familjeve. Gjithashtu dërguan tenda për 200 familje dhe materiale kuzhine për 200 familje të tjera, thuhet në një njoftim të fondacionit.

Ekipet e IHH gjithashtu kanë përgatitur më shumë pako ushqimore dhe gjëra të tjera për 200 familje më të prekura.

Dhuna në Arakan shpërtheu më 25 gusht, kur forcat e sigurimit të vendit nisën një operacion kundër komunitetit musliman Rohingya. Kjo nxiti një fluks të ri refugjatësh drejt Bangladeshit fqinj, edhe pse vendi e mbylli kufirin për refugjatët.

Raportet e mediave theksuan se forcat e sigurisë të Mianmarit përdorën forca joproporcionale, duke zhvendosur mijëra fshatarë Rohingya dhe duke shkatërruar shtëpitë e tyre me mortaja dhe mitralozë.

Rajoni u përfshi në tensione midis popullsive budiste dhe muslimane që nga shpërthimi i dhunës në vitin 2012.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit