MPJ e Palestinës lidhur me deklaratën e policisë se do të lejohet hyrja e anëtarëve të Knesset në Al Aksa thot se “Ky vendim vlerësohet si një veprim i rrezikshëm që forcon sulmet ilegale”
RAMALLAH (AA) – Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës duke reaguar për lejimin e hyrjes së anëtarëve të Parlamentit të Izraelit (Knesset) në Al Aksa, këtë vendim e vlerësoi si tentativë “për provokimin e ndjenjave të muslimanëve”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga ministria lidhur me deklaratën e policisë së Izraelit se të martën e javës së ardhshme do të lejohet hyrja e anëtarëve të Knesset në Al Aksa thuhet se “Ky vendim vlerësohet si një veprim i rrezikshëm që forcon sulmet ilegale në rrugën e ndarjes së Al Aksa-së nga pushtuesi.”
Në deklaratë ku vendimi në fjalë vlerësohet si tentativë për “Provokimin e ndjenja të muslimanëve”, Izraeli paralajmërohet për pasojat e sulmeve të realizuara ndaj Al Aksa-së.
Në deklaratë po ashtu iu bë thirrje vendeve arabe dhe muslimane që të japin mbështetje ekonomike, politike dhe juridike për mbrojtjen palestinezëve në Jerusalem dhe të Al Aksa-së.
Hiqet ndalesa për vizitën e ligjvënësve izraelitë në Al-Aksa
Policia izraelite ka vendosur që ligjvënësit izraelitë të lejohen të realizojnë vizita në Al-Aksa, pas një ndalimi prej më shumë se një viti.
Zyra e Kryeministrit të Izraelit përmes një deklarate me shkrim njoftoi se vendimi u mor në bazë të gjendjes së përmirësuar të sigurisë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa të Jerusalemit Lindor, vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.
Pas një vizite të parë të martën e ardhshme, autoritetet izraelite do të vendosin nëse do të vazhdojnë të lejojnë vizitat e rregullta nga anëtarët e Knesset-it (Parlamenti i Izraelit).
Yehuda Glic, politikan i partisë në pushtet, i cili bëri thirrje për ndërtimin e një tempulli hebre në kompleksin Al-Aksa (siç i referohen hebrenjtë “Mali i Tempullit”), ka bërë presion vazhdimisht në qeveri për të lejuar që vizitat të rifillojnë.
Vizitat e përsëritura të Glick dhe qëndrimi i politikanëve të tjerë izraelitë të krahut të djathtë për këtë çështje, kanë qenë një burim tensionesh me muslimanët palestinezë.
Pasi autoritetet izraelite mbyllën vendin e shenjtë për burrat muslimanë nën 50 vjeç gjatë një periudhe pushimesh hebreje, në shtator të vitit 2015. Në atë kohë, palestinezët kishin akuzuar Izraelin për përpjekjen për të ndryshuar sistemin historik të vendit të lutjes dhe të drejtat e vizitave, të referuara si “status quo”.
Planet për të rifilluar vizitat e diskutueshme u vën në pritje muajin e kaluar, pas dy javësh protesta nga palestinezët, të cilët përsëri akuzuan Izraelin për ndryshimin e “status quo” kur detektorët e metalit u instaluan në hyrjet e kompleksit të xhamisë.
Detektorët e metalit u instaluan pas një pas një goditjeje vdekjeprurëse në vendin ku mbetën të vrarë dy policë izraelitë, së bashku me tre sulmues izraelito-arabë.