I. Epërsitë e misvakut:
1. Misvaku e forcon mishin e dhëmbëve dhe parandalon prishjen e dhëmbëve!
2. Misvaku ndihmon në mënjanimin e dhembjeve të dhëmbit si dhe parandalon rritjen e mëtejme të prishjes!
3. Misvaku në gojë zhvillon erë të këndshme!
4. Misvaku është ilaç për sëmundje!
5. Misvaku eliminon aromën e pakëndëshme dhe përmirëson shqisën e shijimit!
6. Misvaku përmirëson të mbajturit në mend!
7. Misvaku është ilaç për kokëdhembjet.
8. Misvaku krijon shkëlqim në fytyrën e atij që vazhdimisht e përdor atë!
9. Misvaku shkakton që dhëmbët të shkëlqejnë!
10. Misvaku përmirëson shikimin!
11. Misvaku e ndihmon tretjen!
12. Misvaku e qartëson zërin!
13. Dobia më e madhe e përdorimit të misvakut është fitimi i kënaqësisë së All-llahut!
14. Shpërblimi i namazit rritet 70 herë nëse para tij përdoret misvaku!
Kohët kur është sunnet përdorimi i misvakut:
1. Për këndim të Kur’anit.
2. Për lexim të Hadithit.
3. Kur goja lëshon aromë të keqe.
4. Për marrjen ose për dhënien e mësimit të mirësive (mësimeve) të Islamit.
5. Për përkujtim (Dhikër).
6. Pas hyrjes në shtëpi.
7. Para se të hyhet në ndonjë mbledhi të dobishme.
8. Para se të përjetojë sëmbime të uritjes apo etjes.
9. Para se të bëhen të qarta shenjat e afrimit të vdekjes.
10. Në kohë të syfyrit.
11. Para ngrënies.
12. Para nisjes në udhëtim.
13. Pasi të kthehemi nga udhëtimi.
14. Para se të flejmë.
15. Pasi që të zgjohemi.
Sa duhet të jetë gjatësia e misvakut?
Misvaku nuk duhet të jetë më i gjatë se një “hapësirë “ (pëllëmbë), largësia maksimale në mes të majeve të gishtit të madh dhe gishtit të vogël, ndërsa nuk duhet të jetë më trashë se gjërësia e gishtit.
Përdorimi i misvakut
Misvaku duhet të mbahet në atë mënyrë që gishti i vogël dhe gishti i madh mbahen nën misvak, ndërsa gishtat tjerë mbeten në pjesën e epërme të saj.
Ja pra, vëllezër të nderuar, e shihni se sa është lehtë të fitohet kënaqësia e All-llahut të Lartësuar dhe të mirëmbahet shëndeti i mirë!
II. MISVAKU: TREGIMI PËR MISVAKUN
Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) ka vënë theks të veçantë në përdorimin e misvakut (degë e pemës që përdoret për pastrimin e dhëmbëve). Një prej sunneteve të abdestit është edhe përdorimi i misvakut. Nëse është në posedim misvaku e nuk përdoret, atëherë nuk arrihet e tërë bukuria dhe shpërblimi i abdestit. Ekzistojnë dobi dhe epërsi të shumta në përdorimin e misvakut.
HISTORIA E MISVAKUT
Misvaku, si degë, është në përdorim për fshirjen dhe pastrimin e dhëmbëve shumë kohë para ardhjes së Pejgamberit (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem). Në të vërtetë hadithi i Resulull-llahut (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) na tregon se misvaku është sunnet ose praktikë e të gjithë pejgamberëve (Paqa e All-llahut qoftë mbi ta).
“Ebu Ejubi (radijAll-llahu ‘anhu) na ka treguar se Resulull-llahu (sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Katër gjëra janë sunnete të pejgamberëve: rethprerja, parfumosja, misvaku dhe martesa.” (AHMEDI DHE TIRMIDHIU).
Edhe disa hadithe tjera të Resulull-llahut (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) na tregojnë se misvaku ka qenë praktikë e të gjithë pejgamberëve. Kështu që, lirisht mund të themi se praktika e përdorimit të misvakut është e vjetër sa edhe vetë njerëzimi meqenëse prejardhja e njerëzve në tokë është prej pejgamberit të parë, Ademit (‘alejhi selam). Për këtë arsye, midis shumë dobive dhe epërsive është edhe fatmirësia e të qenurit të lidhur me pejgamberët përmes këtij sunneti. Në anën tjetër, ata që e lënë pasdore përdorimin e misvakut, ata vetës i thërrasin një fatkeqësi pasi që vetën e privojnë nga një sasi e madhe sevabesh (shpërblimesh) për shkak të mospraktikimit të këtij sunneti fisnik.
Dijetari Ibn Ismail (rahmetullah ‘alehji) ka thënë: “Më habit fakti se si njerëzit heqin dorë nga një sunnet i tillë, rëndësinë e të cilit na e kanë treguar hadithe të shumta të Pejgamberit (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem). Mbani mend se në lënien pas dore të misvakut është humbje e madhe.”
RËNDËSIA E MISVAKUT NË ISLAM
Islami misvakut i ka akorduar status të lartë. Rëndësia e tij është theksuar në shumë hadithe të Resulull-llahut (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem). Thëniet e sahabëve dhe të dijetarëve në lidhje me këtë sunnet tregojnë pohimin e rëndësinë e misvakut.
Ibni ‘Umeri (radijAll-llahu ‘anhu) na ka treguar se Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Rregullisht përdoreni misvakun, se me të vërtetë, është e shëndetshme për gojën dhe është kënaqësi për Krijuesin (d.m.th. Allahu është i kënaqur me muslimanët që përdorin misvakun)’.” (BUHARIU)
Nga ky hadith është e qartë se burojnë dy lloje të dobive. Ato janë:
(1) UKHRAUI ose dobitë që ndërlidhen me ahiret;
(2) DUNYAUI ose dobitë që ndërlidhen ne dunjanë.
Kategoria e parë përfshinë shpërblime të ndryshme që robi i All-llahut i fiton në ahiret për përdorim të misvakut. Kategoria e dytë përfshinë dobitë ose epërsitë e menjëhershme të trupit që rrjedhin nga përdorimi i vazhdueshëm i misvakut.
Motivi kryesor i besimtarit të vërtetë gjatë përdorimit të misvakut është përfitimi i kategorisë së parë së dobive, d.m.th.të dobive të ahiretit. Kjo sepse, faktori i vetëm i cili e udhëheqë motivin dhe qëllimin e besimtarit në ibadetin e tij është kënaqësia e All-llahut, Krijuesit, Furnizuesit dhe Kujdestarit tonë. Aliu (radijAll-llahu ‘anhu), halife i katërtë i muslimanëve ka thënë: “Bëjani vetës detyrë përdorimin e misvakut, dhe përqendrohuni në përdorimin e tij sepse në të është Kënaqësia e All-llahut, dhe ai(misvaku) e rrit shpërblimin e namazit prej 90 deri në 400 herë.”
Ebu Hurejre (radijAll-llahu ‘anhu) ka treguar se Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Po të mos frikohesha se do t’i paraqiste vëshitrësi, unë do t’ia kisha urdhëruar umetit tim përdorimin e misvakut para çdo namazit’.” (BUHARIU)
Shah Ualiullah (R) na ka treguar këtë :” Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “U urdhërova për përdorimin e misvakut deri në atë masë sa që mendova se misvaku do të bëhet obligim ‘.” (AHMEDI dhe TABERANIU)
Aisha (radijAll-llahu ‘anha) ka transmetuar se Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Këto gjëra: misvaku, vitër namazi dhe namazi i natës, janë sunnet për ju ndërsa obligim për mua.”
Ebu Hurejre (radijAll-llahu ‘anhu) ka transmetuar: “Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) rregullisht e përdorte misvakun para se të binte të flente dhe pas ngritjes nga gjumi.”
Dijetari Sha’rani (rahmetull-llah ‘alehji) në librin,” Kashful Ghummah”, ka shënuar se Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) ka këshilluar: “Sa herë që bini të fleni, përdoreni misvakun.”
Dijetari Ebu Hamid (rahmetull-llah ‘alehji) ka thënë një gjë të ngjashme në librin e tij të njohur si “RAUNAK”.
Ibni Umeri tha se Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka përdorur misvakun edhe nga katër herë brenda një nate. Aisha (radijAll-llahu ‘anha) na rrëfen: “Me të vërtetë, Pejgamberi (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) e përdorte misvakun para abdestit sa herë që zgjohej nga gjumi, qoftë natën apo ditën.” (EBU DAVUDI)
MISVAKU GJATË HYRJES NË SHTËPI
Shurej (R) na ka treguar se e ka pyetur Aishën (radijAll-llahu ‘anha): “Cila ishte gjëja e parë që e bënte Resulull-llah (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) posa të hynte në shtëpi?”. Aisha (radijAll-llahu ‘anha) u përgjigj: “Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) do ta përdorte misvakun’.” (MUSLIMI)
MISVAKU GJATË DALJES NGA SHTËPIA
“Sa herë që Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) e lëshonte shtëpinë, ai e përdorte misvakun” (“KASHFUL GUMAH”).
MISVAKU PARA DHE PAS NGRËNIES
Ebu Hurejre (radijAll-llahu ‘anhu) ka thënë: “Misvakun e kam përdorur para fjetjes, para dhe pas ngrënies pasi që e kam ndëgjuar Resulullahun (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) se e pëlqen një gjë të tillë.” (AHMEDI)
MISVAKU PARA LEXIMIT TË KURANIT
Aliu (radijAll-llahu ‘anhu) ka thënë: “Me të vërtetë, gojët tuaj janë shtigjet e Kur’anit (d.m.th. se ju e lexoni me gojët tuaja), për këtë arsye tërësisht pastroni me misvak gojën tuaj.” (IBËN MAXHE)
MISVAKU NË DITËN E PREMTE
Ibn Sabaku na ka treguar se Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë në një të premte: “O muslimanë të mbledhur, Allahu këtë ditë (e premte) e ka bërë ditë Bajrami për muslimanët, prandaj lajuni (këtë ditë), parfumosuni, dhe përdorimin e misvakut konsideronie si obligim për ju.” (MUVETTA IMAM MUHAMEDI).
Suhejl Bin Hanif (radijAll-llahu ‘anhu) ka transmetuar se Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) na ka thënë të pastrohemi dhe ta përdorim misvakun të premteve dhe se ato janë pjesë përbërëse të të drejtave dhe obligimeve të së premtës.”
MISVAKU GJATË AGJËRIMIT
Amir Bin Rebija (radijAll-llahu ‘anhu) ka thënë: “E kam parë Resulull-llahun (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) duke e përdorur disa herë misvakun gjatë agjërimit” (IBËN MAXHE).
Në një tjetër hadith Pejgamberi (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) tha :” Një ndër karakteristikat më të mira të agjërimit të një njeriu është përdorimi i misvakut”.
Shumica e dijetarëve kanë theksuar se është sunnet përdorimi i misvakut gjatë agjërimit. Në librin “Fetua Siraxha” është shënuar se një agjërues mund të përdor misvak të thatë apo të lagështë (njomë).
Dijetari Sha’rani (rahmetull-llah ‘alehji) në “Kashful Gumah” ka shënuar se Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kushdo që e refuzon dhe e hedh poshtë misvakun nuk është nga ne”
Ibën Mubareku (rahmetullah alejhi) ka thënë: “Nëse banorët e një qyteti e refuzojnë dhe nuk e pranojnë përdorimin e misvakut, sundimtari do të duhej t’i luftonte ata sikurse i lufton murtedët (renegatët)”!
Të gjitha hadithet e mëparshme dhe thëniet e dijetarëve të Islamit qartazi theksojnë rëndësinë e madhe të misvakut në Islam. Megjithatë përkundër këtij statusi të ngritur, dhe përkundër rëndësisë dhe domethënies që ka, ky sunnet fisnik është lënë pas dore dhe përgjithësisht është hedhur anash nga ana e muslimanëve të tashëm. S’është nevoja të thuhet, ky është një shembull i rënies shpirtërore dhe materiale që është e pranishme në këtë ummet!
Ringjallja e praktikimit të misvakut në vend të përdorimit të zëvendësimeve të ndryshme është i rëndësisë më të madhe për muslimanët. Në kohërat e tilla sikurse të tashmen kur jemi të ballafaquar dhe rrethuar nga fuqi djallëzore jofetare, materialiste, ateiste, të prostitucionit dhe amoralitetit, është shumë e rëdësishme që muslimanët të orvaten me entuziazëm që të rivendosin praktikimin e sunnetit të Pejgamberit tonë të dashur (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem), e ndër to bën pjesë edhe misvaku. Zëvendësimet si p.sh.pastat e dhëmbëve dhe furçat etj, duhet që të përdoren vetëm në rast të kur është i pamundur përdorimi i misvakut. Për ngjalljen e sunnetit të humbur e të harruar të Pejgamberit tonë (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem), sunnet të cilin pasuesit e kësaj feje e kanë “mbytur”, në vete përmban një shpërblim të madh! Në lidhje me këtë pejgamberi (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:”Ai i cili me vendosmëri mbahet për sunnetin tim, në kohën kur ummeti im bie në degjenerim, do të ketë shpërblimin e 100 shehidëve”.
Dhe me të vërtetë misvaku është një sunnet i vlefshëm!
SAHABET DHE MISVAKU
Sahabet të cilët ishin shembujt më të mirë dhe më fisnik si dhe mësuesit e sunnetit të Resulull-llahut (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem), misvakun e kanë parë në frymë serioze dhe e kanë trajtuar si një praktikë të paprekshmërisë më të lartë! Përdorimi i vazhdueshëm i misvakut nga ana e tyre, nxitja e vazhdueshme për pëdorimin e misvakut dhe paralajmërimi i atyre të cilët e lenin pas dore përdorimin e misvakut paraqesin dëshmi të bollshme të fisnikërisë dhe rëndësisë që ndërlidhet me praktikën e përdorimit të misvakut.
Ata’u (radijAll-llahu ‘anhu) ka thënë: “Misvakun konsiderone si obligim, dhe mos e leni anash atë. Përqendrohuni në përdorimin e tij, sepse me të vërtetë në të qëndron Kënaqësia e All-llahut, të Mëshirshmit, në të është shpërblim i madh për namaz . . .” !
Hasan Bin Atijjeh (radijAll-llahu ‘anhu) ka thënë: “Misvaku është gjysma e Imanit dhe abdesti është gjysma e Imanit.” (SHARHU IHJA-UL-ULUM) .
Abdul Aziz Abu Davud (radijAll-llahu ‘anhu) ka thënë: “Dy gjëra janë ndër sunetet më të mira:
1) Falja e namazit të natës dhe
2) Qëndrueshmëria në përdorimin e misvakut”.
DIJETARËT DHE MISVAKU
Sheukani (rahmetull-llah ‘alehji) ka thënë: “Misvaku është një nga ligjet e Sheriatit. Dhe në të vërtetë është e qartë si agimi i Diellit. Kjo ka qenë pranuar nga njerëzit e botës” (NAILIL AUTAR) .
Dijetari Aini (rahmetull-llah ‘alehji) thotë: “Ebu Amr ka thënë sa i përketë rëndësisë së misvakut, ekziston pajtim i mendimeve. Nuk ka dallim të mendimeve sa i përket kësaj pike. Sipas të njerëzve të dijshëm të Islamit, namazi pas përdorimit të misvakut është shumë më i vlefshëm se namazi pa përdorimin e misvakut. Euzai (rahmetull-llah ‘alehji) ka thënë se misvaku është gjysma e namazit.” (AL-BUNAJAH).
Shejh Muhammedi (rahmetull-llah ‘alehji) ka thënë: “Me të vërtetë, janë transmetuar më shumë se 100 hadithe që e cekin rëndësinë e misvakut. Për këtë arsye, është për tu mahnitur kur shoh se një pjesë e madhe nga njerëzimi dhe nga të diturit e lënë anash një sunnet të rëndësishëm i cili është theksuar në këtë nivel. Kjo është një humbje e madhe.” (SUBL)
EDUKATA QË DUHET TË VROJTOHEN NË LIDHJE ME MISVAKUN
Shumica e dijetarëve janë të mendimit se përdorimi i misvakut nuk është farz (obligim).Megjithatë, edhe pse nga Sheri’ati nuk konsiderohet obligim, ka rëndësi të madhe. Për këtë arsye është e nevojshme që të vrojtohen të gjitha edebet në lidhje me misvakun. Lënia pas dore e misvakut është shenjë e përtacisë shpirtërore dhe dobësisë së imanit. Në mënyrë që të arrihet shpërblimi i plotë duhet shikuar edebet në lidhje me atë praktikë. Nëse tregohet pakujdesshmëri ndaj një edebi, rezultati i fundit do të jetë pakujdesshmëria ndaj tërë asaj praktike. Në librin “ Ta’limul Muta’alim” është shënuar teksti në vazhdim: “Ai i cili bëhet i pakujdesshëm ndaj edebeve, ai është i privuar nga sunnetet, ndërsa ai i cili i lë pas dore sunnetet ai privohet nga faraid (veprat obligative), dhe ai i cili është i pakujdesshëm ndaj faraidit, ai privohet nga Bota e Ahiretit ” (TA’LIMUL MUTA’ALIM) .
Juristi Ebu Leith Samarkandi (rahmetull-llah ‘alehji) ka theksuar: “Sa kohë që robi i All-llahut kujdeset për edebet, shejtani nuk do të tenton që t’a sulmojë. Në anën tjetër, kur i lë pas dore edebet, shejtani do të përparojë drejt sunneteve (dmth. do t’a habit robin e All-llahut prej kryerjes sunneteve). Pas kësaj pason sulmi i shejtanit në faraid (obligime). Pastaj pason sulmi në sinqeritet (ihlas), dhe në fund në bindje (jekin). Prandaj, është e nevojshme që besimtari t’i mbrojë edebet e të gjitha punëve dhe veprave të tij, dmth. edebin në shitje dhe blerje, edebet e abdestit, namazit etj” (BUSTANUL ARIFIN).
LLOJET E MISVAKUT
Është e lejueshme që si misvak të përdoren të gjitha llojet e degëve të cilat nuk janë të dëmshme apo të helmueshme. Është e ndaluar përdorimi i degëve të misvakut nga druri helmues. Nuk është i lejuar përdorimi nga këta drunjë:
(1) Shega,
(2) Bambu,
(3) Rejhan,
(4) Shambeli.
Resulull-llahu (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka ndaluar përdorimin e rejhanit si misvak sepse shkakton sëmundjen e quajtur Juz-za’am !
Llojet e rekomanduara të misvakut janë:
(1) Druri pilo,
(2) Druri i ullirit,
(3) Druri Bitam,
(4) Nga ndonjë dru i hidhët,
(5) Druri i arrës.
NIJETI OSE QËLLIMI I PËRDORIMIT TË MISVAK
“Qëllimi për përdorimin e misvakut duhet të bëhet para përdorimit të tij” (SHARE MINHEXH)
Gjatë përdorimit të misvakut gjithashtu duhet të thuhet kjo dua: “O Allah, pastroma gojën, ndriçoma zemrën, dhe ma bë trupin tim të ndaluar për zjarrin” (BUNAJAH).
RREGULLA TË MIRËSJELLJES GJATË PËRDORIMIT TË MISVAKUT :
(1) Misvaku duhet të jetë dru i drejtë dhe i lëmuar.
(2) Misvaku duhet të jetë i pastër.
(3) Misvaku duhet të jetë as shumë i fortë e as shumë i butë.
(4) Misvaku nuk duhet të përdoret kur personi që përdor është i shtrirë.
(5) Misvaku i ri duhet jetë përafërsisht i gjatë 8 inça (një pëllëmbë).
(6) Misvaku duhet të ketë trashësinë e gishtit tregues.
(7) Para përdorimit, misvakun duhet pastruar.
(8) Gjithashtu duhet pastruar pas përdorimit.
(9) Misvakun nuk duhet thithur.
(10) Kur nuk përdoret misvakun duhet vendosur vertikalish. Nuk duhet gjuajtur në tokë.
(11) Nëse misvaku është i thatë atëherë atë duhet lagur me ujë para përdorimit të tij. Kjo është mustehab. Është e pëlqyeshme që të laget më ujë gjyli.
(12) Misvakun nuk duhet përdorur në nevojtore.
(13) Misvaku duhet të përdoret së paku tri herë ( fshieni tri herë) për çdo pjesë të gojës suaj, dmth, pastroni pjesën e epërme të gojës tri herë, mëpastaj pjesën e poshtme tri herë etj.
(14) Misvakun nuk duhet përdorur në të dy anët (skajet).
(15) Misvakun nuk duhet t’a marrim nga ndonjë dru të panjohur, pasi që mund të jetë dru helmues.
EPËRSITË DHE DOBITË E MISVAKUT
1) Mënjanon aromën e keqe dhe përmirëson shqisen e shijes! Dijetari Ibn Dakiku thotë: “Urtësia që ndodhet në përdorimin e misvakut pas zgjimit është se gjatë gjumit aroma e keqe shkon nga barku drejt gojës. Kjo në gojë shkakton aromë të keqe dhe ndryshim të shqisës së shijes. Përdorimi i misvakut mënjanon aromën e keqe korrigjon ndryshimet që kanë ndodhur në shqisën e shijes.” (NALE UE TA’LIK) .
2) Përmirëson mbamendjen! Aliu ka thënë se “Misvaku përmirëson mbamendjen” .
3) Përmirëson mençurinë! “Katër gjëra e rrisin mençurinë :
(I). Shmangja e bisedave qesharake ‘
(II). Përdorimi i misvakut ,
(III). Ndejtja me njerëz fetar ,
(IV). Ndejtja me dijetarë” ! (TIBBE NEBEUI).
(4) Mënjanon jargët! Aliu ka thënë se “Misvaku mënjanon jargët.”
(5) Është ilaç për sëmundje! Aisha ka thënë se ” (përdorimi i vazhdueshëm i tij) Misvaku është ilaç për të gjitha sëmundjet përveç se për vdekjen.” (DAILAMI NË FIRDAUS) .
(6) Misvaku në gojë zhvillon erë të këndshme.
(7) Misvaku e forcon mishin e dhëmbëve.
(8) Misvaku parandalon prishjen e dhëmbëve.
(9) Misvaku parandalon rritjen e mëtutjeshme e cila e ka kapluar dhëmbin.
(10) Misvaku është ilaç për kokëdhembje.
(11) Misvaku ndihmon në mënjanimin e dhimbjeve të dhëmbëve.
(12) Misvaku krijon dritë (nur) në fytyrën e atij që e përdor atë.
(13) Misvaku bënë që dhëmbët të shkëlqejnë.
(14) Misvaku menjanon edhe verdhësinë e dhëmbëve.
(15) Misvaku forcon shikimin.
(16) Misvaku është i dobishëm për tërë trupin.
(17) Misvaku ndihmon në procesin e tretjes.
(18) Misvaku është ilaç për sëmundjen e quajtur Kilaa’- (Hujjatul Balegah).
(19) Misvaku e qartëson zërin. (TibbeNabaëi).
(20) Misvaku e ndihmon apetitin (Tibbe Nabaëi).
(21) Misvaku e rrit elokuencën e të të folurit. Ebu Hurejre ka thënë se “Misvaku e rrit elokuencën e njeriut.” (AL-XHAMI’)
(22) Misvaku ( përdorimi i vazhdueshëm i tij) do të jetë faktor i cili i lehtëson sëmbimet e vdekjes. Përdorimi i vazhdueshëm i misvakut e bën më të lehtë daljen e shpirtit nga trupi na kohën e përcaktuar. (SHARHUS SUDUR)
(23) Misvaku shumëzon shpërblimin e namazit prej 70 deri në 400 herë. (HADITH)
(24) Misvaku është faktor i cili do të ngrit shkallët në Xhennet.
(25) Melaiket bëjnë dua për atë që e përdor misvak.
(26) Përdorimi i misvakut e irriton shejtanin.
(27) Personi që e përdor misvakun meriton shoqërimin me melaiket.
(28) Dhe në fund, dobia më e madhe e përdorimit të misvakut është arritja e Kënaqësisë së All-llahut Te’ala .
Zëvendësimet e misvakut
(1) Gishtat
Në rast të mungesës së misvakut, atëherë gishtat duhet të përdoren për pastrimin e dhëmbëve. Kjo metodë do të shërbejë si qëllim të misvakut sa i përket shpërblimit, dmth. nëse nuk kemi në dispozicion misvak, shpërblimi për përdorimin e misvakut do të fitohet me përdorimin e gishtave si zëvendësim për misvak, por me qëllim (nijet) për misvak. “Fërkimi i dhëmbëve me gisht tregues dhe me gisht të madh” (MUHIT)
Amr Bin Auf Muzni (rahmetull-llah ‘alehji) ka thënë se gishtat mund të jenë zëvendësim i përshtatshëm i misvakut në rast të mungesës së misvakut. Imam Tahtaui (rahmetull-llah ‘alehji) ka thënë: “Shpërblimi i premtuar (i përdorimit të misvakut) do të fitohet në rast të mungesës së misvakut, e jo në rast të disponueshmërisë së tij”. Me fjalë të tjera, nëse kemi misvak dhe kemi mundësi që ta përdorim atë, atëherë shpërblimi i tij nuk do të arrihet nëse përdoret zëvendësimi.
(2) Lecka (pëlhura)!
Copa e trashë e leckës mund të përdoret në rast të mungesës së misvakut. Ata që nuk kanë dhëmbë, duhet t’i përdorin gishtat ose leckën si zëvendësim të misvakut, ndërsa do të fitojnë shpërblimin. Megjithatë duhet bërë nijetin për përdorim të misvakut “dhe, rëndësia e misvakut do të arrihet edhe përmes gishtit apo leckës në rast të mungesës së misvakut.” (SHURAMBALI)
(3) Furça e dhëmbëve!
Nëse furça e dhëmbëve është e prodhuar nga qimet e forta të (fijet të derrit), atëherë ndalohet përdorimi i asaj furçe. Nëse nuk përdoren fijet e tilla, lejohet përdorimi i asaj furçe. Megjithatë, furça e dhëmbëve nuk do të shërbejë si zëvendësim nëse kemi në dispozicion misvakun. E njëjta vlen edhe për pastën e dhëmbëve apo për mjetet tjera për pastrimin e dhëmbëve. Duhet pasur parasysh se në kohën kur ka jetuar Pejgamberi (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) kanë egzistuar zëvendësimet (pasta e dhëmbëve), mirëpo Pejgamberi (sal-All-llahu ‘alejhi ue sel-lem) asnjëherë nuk u ka dhënë vlerë të barabartë me misvakun. Prandaj, argumenti i modernistëve se sot furça e dhëmbëve e zëvendëson misvakun është e gabuar dhe është një shembull i mirë i qëndrimit apologjetik që e kanë përvetësuar muslimanët bashkëkohor!
Redaksia